Mjedisi, Sequi: Shqipëria të përqafojë vlerat europiane
TIRANE-Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi vlerëson se për mbrojtjen e mjedisit Shqipëria duhet të përqafojë standartet europiane. Deklarata u bë në një konferencë mbi mjedisin dhe legjislacionin mjedisor që është mbajtur sot në Tiranë. Përafrimi i legjislacionit mjedisor shqiptar me atë evropian u diskutua sot në takimin “Shqipëria drejt integrimit evropian-Standardet mjedisore dhe përshtatshmëria” mbajtur në Tirane, nga Ambasada Hungareze, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Duke deklaruar se Shqipëria është e vonuar sa u përket standarteve mjedisore, përfaqësuesi i BE në Shqipëri Sequi këshilloi që një rrugë e duhur është zbatimi i standarteve për mbrojtjes e mjedisit ashtu sic veprojnë vendet anëtare të BE.
Sipas Sequi edhe burimet duhet të shfrytëzohen me eficensë.
Ndërkohë Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu në fjalën e tij në konferencë vuri në dukje se mjedisi sa cështje me rëndësi e qeverisë, po aq e rëndësishme duhet të jetë dhe për shoqërinë.
Ministri Mediu vuri në dukje se për hartimin e legjislacionit korrekt Shqipëria ka pasur mbështetjen e BE, ndërsa theksoi se “zbatueshmeria lidhet me ndërtimin e kapaciteve që përbën sfidë dhe nuk është thjesht çështje e një ministrie, por dhe i qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile”.
Ministri theksoi se “Ministria e Mjedisit është orientuar në drejtim të standarteve më të mira europiane dhe frymëzuar nga to”.
Sipas tij cështje ku po punohet tepër janë problemi me mbetjet urbane, mbrojtja e parqeve me pyje, përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Por, sipas Ministrit më shumë se legjislacioni i mirë, cështja ngec tek zbatueshmëria e tij. Në këte pikë, ministria tha ai, ka ngritur grupe monitorimi me plane operacionale për të kontrolluar zbatimin e ligjit.
"Përafrimi i legjislacionit mjedisor me atë evropian është një nga detyrimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa zbatueshmëria e tij mbetet sfidë për vendin. “Për mbrojtjen e mjedisit duhen ligje të drejta, por të zbatueshme dhe të mirëpërcaktuara nga ana financiare. Janë rishikuar e hartuar ligje që mbulojnë fusha të ndryshme si, paketa për vlerësimin e ndikimit në mjedis, mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e mbetjeve, peshkimit dhe gjuetisë, etj"
Duke u ndalur në çeshtje të mprehta mjedisore në vend, Mediu tha se “nuk mund të ndërtojmë resorte pa pasur cilësi të mirë të ujërave për turizmin, nëse nuk do bëjmë trajtim dhe cilësi të ujërave, nëse duhet të jemi të pasur në ujëra duhet të jemi të pasur dhe në trajtimin e tyre”. Më tej, ai vuri në dukje se “nëse kemi 60 % të territorit me pyje, bashkë me politikën e mbjelljes së ullinjve dhe arrorëve duhet të shohim rritjen potenciale të mundësive për energji nëpërmjet biomasës për të balancuar drejt raportin mjedisin ekonomik dhe social”. Ministri Mediu theksoi gjithashtu se sot rrjeti i zonave të mbrojtura do të zgjerohet më tej, por kërkojnë menaxhim me standarde evropiane.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të përmbylljes së Presidencës së radhës së BE-së nga Hungaria, e cila mbështet Shqipërinë të përqafojë standardet evropiane mjedisore.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mjedisi, Sequi: Shqipëria të përqafojë vlerat europiane