E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Kokomanit e Lezhos në 78: Enveri po vetizolohet

(Nga e majta) Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani , para se te futeshin ne burg

Olimpi i Tiranës, i ka kthyer të gjitha tragjeditë eskiliane të lashtësisë, në komedi alla Epopeja e Ballit!

Me formatin prej monarku alla Ali Pasha, Enveri e zhyti vendin në humnerën më të turpshme të historisë. Njëherazi me etiketimet për diktatorin, nga letra e Fadil Kokomanit e Vangjel Lezhos drejtuar KQ të Partisë nga Burgu i Spaçit, numrin e kaluar zbardhëm një pjesë të refleksioneve të dy ish-gazetarëve të dënuar për realitetet shqiptare të fundviteve 70-të, kur Shqipëria së fundi ishte divorcuar edhe me aleatin e fundit komunist, Kinën e Mao Ce Dunit. Mënyra si përshkruhet në dokument gjendja në vend është skajshmërisht e guximshme në përmbajtje, por edhe interesante në formë. Situata aktuale, i shkruajnë Kokomani e Lezho udhëheqjes së Partisë në verën e 78-s, të kujton  panoramën tragjikomike trepjesëshe të Dantes, ku varkëtari i palodhur ka dalë prej kohësh, e pret udhëheqjen që ta përcjellë për në ferr. Pjesa në vijim, përtej qasjeve idealiste nga pozicioni komunist, denoncon frymën staliniste të lidershipit të Tiranës dhe dhunën e pamëshirshme ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky Olimpi ynë, nënvizojnë autorët e letrës, e ka mbushur Shqipërinë pëllëmbë e burg, që ia kalojnë edhe atyre të fashizmit…

…vijon nga numri i kaluar

Programet subjektiviste (qofshin këto ekonomike apo kulturore) të udhëheqjes së konservuar e konservatore, nuk i kanë sjellë tjetër këtij nacionaliteti veçse thellimin filistizimit të degradimit shoqëror, të shthurjes familjare (kësaj bërthame engelsiane të shoqërisë në përgjithësi dhe asaj socialiste në veçanti, duke e mbajtur rininë me gënjeshtrën e madhështisë së fituar qysh në Luftën Nacional-çlirimtare, kurse popullit, duke i imponuar gatishmërinë patriotike dhe duke i servirur në vend të mirëqenies, parullat patriotike dhe kohë më kohë, programet stereotipa me premtime pompoze për të ardhmen.
Dhe turpi i këtyre premtimeve e kulminacioneve pseudosocialiste, del në pah me Kushtetutën e Re, të hartuar nga pozitat individualiste dhe të kolltukomanisë, si dhe të delirit të madhështisë. Ky dokument me një përmbajtje e formë rrënjësisht fiktive, do të ishte lehtë të zëvendësohej jo me 51 anëtarët e komisionit hartues me Enver Hoxhën në krye, por me nënshkrimin e zotërinjve socialistë-revizionistë në përgjithësi. Dhe ja sepse: Kjo kushtetutë nuk shpreh në thelb raportin real të forcave në Shqipërinë socialiste, por dëshirat, vullnetin perspektiv dhe hileqar të grushtit social-revolucionar në fuqi, që shpreh alternativat plot dhunë e kapriciozitet kriminal të makinës shtetërore (KP, Ministrisë së Brendshme, Ushtrinë, gjykatat, këshillat popullore e levave të tjera të shtypjes flagrante!). Ta quash këtë kushtetutë më përparimtare e më demokratike në botë, siç trumbetoi me bujë Enver Hoxha në Kongresin e Shtatë të partisë, pastaj të gjithë isoxhinjtë toreadorë, që nga instancat e Olimpit të Tiranës e deri te lakenjtë mikroborgjezë të organizmave në fabrika e në brigadat kooperativiste, do të thotë që ky popull e kjo republikë të jenë në apogjeun e lirisë së njerëzimit, të barazisë e të lulëzimit shkencor, kultural dhe ekonomik modern, don të thotë më tej që, ne, dy milionëshi i RPSSH, të kemi lënë mbrapa shumë nga pararendësit e sistemit komunist.
Sa qesharake!
Me këtë kushtetutë mund të mburren ata që e sajuan, por jo populli që e aprovoi nën projektorët e dhunës shtetërore. Dhe kij mirësinë të mos e aprovosh po deshe! Shteti jam unë, monarku jam unë, do të kisha qejf të isha dhe Perandor, por!
Enver Hoxha nën dritën e një gjykimi pozitiv do tu përngjiste socialistëve utopisë, por meqenëse merr vesh si nga ekonomia, ideologjia, kultura, tregtia, politika, organizmat shoqërore, nga çështjet e grave etj., etj do të formulonte në vetvete vetëm një utopist të veshur me petkun e monarkut.
Ama, që komandon ai me Kushtetutën e Re, grabitet për ditë po nga elita e tij dhe kjo grabitje sistematike në fushën ekonomike, shoqërore, familjare mendore e shpirtërore, zor se do ti japë mundësi kësaj ane të utopistit Ouven-Enver, të dalë në brigjet e Amerikës socialiste për të ndërtuar atë shoqëri ideale, për të cilën Sekretari i Parë ka plotë 35 vjet që shurdhon veshët e popullit shqiptar.
Jemi marksistë-leninistë!. Thërrasin me apoteozë diplomatët e politikanët shqiptarë. Historia, praktika, faktet, dialektika e tyre, e sigurt që na kanë vërtetuar të kundërtën.
Jemi revolucionarë që nga maja e flokëve të kokës e deri te thonjtë e këmbëve! Thërrasin njëzëri teoratorët e Olimpit dhe të gjithë lakenjtë në bazë.
Mos vallë këto dhe parulla të tjera si këto e zgjidhin problemin dhe i japin fytyrën qoftë makar, edhe kushtetutës? Mos vallë kur ekzistoka një kushtetutë e tillë si kjo e tipit të 51-komisionerëve, ka më shumë liri dhe populli jeton më mirë sesa në të kaluarën?
Këtë kushtetutë e ka mbërthyer fiktiviteti. Sanksionimi me ligj i vetizolimit e vërteton më së miri këtë fiktivitet, si dhe musëndrën e mykur dhe thjesht subjektiviste të saj.
Me fjalimin në mbledhjen e 81 parive në Moskë, Enver Hoxha deshi të bindte përfaqësuesit leninistë nga tërë anët e globit se Hrushovi ka tradhtuar dhe atentatin e tij u mundua ta bënte në fushën e tregtisë së drithit, të zënkave, të hatërmbetjeve etj., etj.
Ama fjalim! Ama ndërthurje filozofike, ideologjike dhe më në fund politike e çështjes! Ky ishte një prezantim aspak komunist, por thjesht komercial dhe absolutisht me dërrasa subjektiviste!
Si e pa që nuk i bindi dot mjekroshët leninistë, por përkundrazi, Gomulka e të tjerë e quajtën fjalimin e tij monstruoz dhe më të paprincipin, Enver Hoxha u kthye në atdhe dhe u mundua të bindë partinë dhe popullin se Hrushovi tradhtoi. Por, objektiviteti i viteve të atëhershme deri në ditët tona, vërtetoi të kundërtën dhe bindjen që udhëheqja shqiptare lëshoi në popull u shua si flluska e sapunit në ujë. Objektiviteti tregoi se, BS-ja u bë një kështjellë (këtë fjalë Enver Hoxha e përdorte me pompozitet të madh deri në vitet 56-57, në adresë të vendit të parë socialist në botë.) Bindjet subjektiviste të Sekretarit të Parë nuk hodhën shtat aspak në popullin shqiptar, sepse plagët e luftës për liri e demokraci; objektiviteti social e ekonomik diktuan dhe diktojnë përditë material të pashtershëm, të cilin partitë e tjera e përpunojnë në programet e tyre strategjike dhe teorike.
Le të çirret konia dhe le ti vijë vërdallë elefantit. Bindja e saj se është e përhershme as që e gudulis gjigandin elefant të komunizmit shkencor.
Kur Vladimir Iliç Lenini erdhi me tezën shkencore më 1915 se, revolucioni si rezultat i zhvillimit të pabarabartë të vendeve kapitaliste dhe i forcave të tyre të prodhimit mund të fitojë jo në të gjitha vendet njëherësh (siç parashikonte dikur Karl Marksi), por në di

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›