E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitë në gjyqin ndaj Metës

Në seancën e sotme është pyetur administratori i “Merkaj.shpk”, Fatmir Merkaj, kompania e të cilit ishte bashkuar me një kompani tjetër, atë të “Vëllezërit Tolaj”, për të ndërtuar një hidrocentral në lumin Shushicë. “Në një takim që kam patur me Priftin në Rogner, ai më ka kërkuar peshqesh”, ka thënë Merkaj në gjyq.

Në procesin e sotëm janë pyetur edhe dëshmitarë të tjerë, si ekonomisti Agim Rrapaj dhe djali i tij, Edit Rrapaj, përfaqësues të shoqërisë "Bashkimi i Përkohshëm", që pretendonte koncesionin për Hec-in mbi lumin Shushice, koncesion i anuluar me pas nga ministria e Ekonomisë. Në dëshmitë e tyre, dëshmitarët pohuan faktin se projekti për ndërtimin e Hec-it ne Shushices po haste zvarritje nga ana e ministrisë,  të cilës i kishin dërguar një memo, ku i shprehnin shqetësimin e tyre.

Sikurse tha dëshmitari Agim Rrapaj, për çështjen kishte bërë ankesë edhe tek ish- zv/kryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, me të cilin kishte njohje për shkak të funksioneve zyrtare të mëparshme. Sipas dëshmitarit Rrapaj, deri në atë kohë për projektin e Shushicës ishte investuar mbi 700 mijë euro nga shoqeria "Bashkimi i Përkohshëm", qe ishte nje bashkim i disa aksionereve, përfshi disa kompani të huaja.  Përgjithësisht keto dëshmi kundërshtojnë pretendimet e ish- ministrit te Ekonomisë, Dritan Prifti, se ka pasur presion nga ana e zotit Meta për të favorizuar biznese të caktuara. Ndërsa biznesmeni Rezart Taçi foli mbi aktivitetin e kompanise "Armo".

Në seancën e radhës pritet të vijojnë dëshmitë e tjera të dëshmitarëve të thirrur nga Gjykata. Përfaqësuesi ligjor i Metës, Spartak Braho, u shpreh për gazetarët se dëshmitë e dhëna në gjykatë tregojnë mashtrimet e Priftit. “Në këtë proces maskaradë do të kuptoni që Prifti jo vetëm ka kërkuar peshqesh por dhe ka marr”, tha ai. /Start/

                                                                                             2011-12-05 14:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›