Sot, 99-vjetori i Forcave të Armatosura Kombëtare
Tiranë- Ushtria shqiptare sot ka përkutjuar 99-vjetorin e krijimit të saj. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami duke përshendetur të gjithë punonjësit e Forcave të Armatosura shqiptare ka theksuar se dita e sotme është një nder aktet më madhore, që shpetoi shtetin e sapo krijuar shqiptar nga kërcenimi i ekzistencës së tij në 1912-tën.
Pas 28 Nëntorit të lavdishëm, ditës së shpalljes së pavarësisë nga burri i mençur Ismail Qemali, 4 Dhjetori 1912 është data që shënon një ndër aktet më madhorë në historinë e shtetit shqiptar, krijimin Ushtrinë Kombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm se çdo vit që kalon e lartëson atë akt kurajoje, vendosmërie, mençurie në kujtesën tonë kombëtare bashkë me atë brez atdhetarësh, që në rrethana të kërcënimit të interesave vitale të Kombit Shqiptar, me plotë besim në një ide të lartë fisnike, krijuan shtetin shqiptar dhe ngritën menjëherë Ministrinë Kombëtare të Luftës- është shprehur në fjalën e tij ministri Imami.
Më tej kreu i Ministrisë Mbrojtjes Shqiptare, Imami, duke folur në lidhje me objektivat e MM dhe SHP, u shpreh se viti i ardhshëm do të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal, për përmbushjen e misionit të tyre sa të vështirë po kaq edhe fisnik.
Shqipëria sot ka një ushtri profesioniste, që forcohet dita-ditës duke pasur synime të qarta për përsosjen dhe modernizimin e saj. Forcat e Armatosura po lirohen nga barra e rëndë e municioneve dhe materialeve të tepërta të trashëguara nga e kaluara. Viti që vjen është një vit vendimtar për përmbylljen përfundimtare të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta në poligone. Forca Tokësore sot është më e mirë-trajnuar, më profesionale, dhe më efiçente. Forca Detare dhe Forca Ajrore po modernizohen dhe pajisen dita-ditës me mjete dhe teknologji të avancuar. Ushtarakët shqiptarë po kryejnë me sukses misione luftarake nga më të rrezikshmit në Afganistan”- tha Imami.
Dukes shtuar se 100-vjetori i FA-së do jetë viti model i dedikimit dhe i përmbushjea së misionit të tyre.
“Si viti i 100-të i ekzistencës së Forcave të Armatosura, viti i ardhshëm do të duhet të jetë një vit model, dedikimi e përkushtimi maksimal i të gjithë anëtarëve të Forcave të Armatosura, për përmbushjen e misionit të tyre, shtyrjen përpara të reformave të nisura, rritjen e kapaciteteve profesionale e operacionale- deklaroi më tej Imami.
Ministri shoqërohej edhe nga të tjerë krerë të lartë të Forcave të Armatosuri si nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Agim Lala, Drejtues Forcash, si dhe drejtorë Drejtorishë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Ndërsa në fjalën e tij komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Agim Lala, deklaroi se një popull i lirë meriton Forca të Armatosura të denja.
Forca dhe vitaliteti i Forcave të Armatosura qëndron tek demokracia, tek liria. Një popull i lirë meriton një FA të denjë si një pjesë të rëndësishme të gjakut dhe shpirtit të tij. Duke qenë pjesë e rëndësishme e e zemrës dhe shpirtit të popullit, ushtria jonë shpalos në këtë 99 vjetor vetitë më të bukura të popullit shqiptar si besnikërinë, guximin dhe dashurinë për atdheun- është shprehur gjeneral Lala.
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 99-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, gjatë ditës së sotme ceremonitë vijuan edhe në Komandën e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, si dhe në Komandën e Mbështetjes Logjistike, Rajonale, Baza Ushtarake , ku dhe prej vitesh kanë shërbyer e shërbejnë ushtarakë të FA-së.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: