Shpërthimet e gazit, IQT: Shkaku kryesor, neglizhenca
TIRANE – Në të gjitha rastet e zjarrit nga gazi nuk kemi pasur shpërthim të bombolave mbajtëse, por neglizhencë të konsumatorit në përdorim dhe probleme në rrugët transmetuese, si pasojë e mosmarrjes së masave të sigurisë.
Ky është konkluzioni i Inspektoriatit Qendror Teknik, i cili u këshillon konsumatorëve të bëjnë kujdes si në rimbushjen e bombolave të gazit, ashtu dhe në përdorimin e kujdesshëm të tij në ambientet familjare.
“Nuk kemi të bëjmë në asnjë rast me shpërthim bombole, por ka qenë rrjedhje e tubacioneve, apo mosmbyllje e ventilit nga vetë konsumatori. Kemi të bëjmë me raste neglizhence ose mosnjohje të mënyrës së përdorimit. Subjekti që mbush bombolat e gazit ka për detyrë të kontrollojë gjendjen teknike të bombolës.”- deklaroi drejtori i Inspektoriatit Qendror Teknik, Ardian Alushi.
Sipas Alushit, zjarri i një dite më parë në Tiranë, që u mori jetën 3 personave nga e njëjta familje, erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike, i stimuluar edhe nga rrjedhja e gazit në një bombol të vendosur në ballkonin e banesës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)