Vendimi i gjykatës së Hagës, Greqia, nuk ndryshon qëndrim
ATHINE - Greqia deklaron gatishmërinë e saj të rifillojë negociatat për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.
Deklarata erdhi nga kryeministri grek Lukas Papadhimos, i cili shtoi se "Greqia mbetet krejtësisht e palëkundur nga këto pozita, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë".
Ky është reagimi i parë zyrtar i Athinës, pas vendimit të Hagës e cila pranoi padinë e Shkupit, në disfavor të Greqisë.
Papadhimos deklaron gjithashtu se "Greqia vazhdimisht kërkon të vendosë marrëdhënie të mira fqinjësore me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe do të vazhdojë të punojë drejt këtë drejtim. Në këtë kontekst, Greqia ka mbështetur perspektivën evropiane të Shkupit në shumë raste”.
"Parakusht, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve është një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit. Sfidat e vazhdueshme nuk janë duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe besimin reciprok", deklaron kryeministri grek.