E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret tre kryepostarët e vendeve fqinje

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në fushën e shërbimeve postare financiare, filatelisë dhe teknologjisë së informacionit.

Gjatë këtij takimi, Berisha theksoi rëndësinë e shërbimit postar në Shqipëri, i cili  ka luajtur një rol të veçantë në vend, si institucioni që ndodhet më pranë qytetarëve, si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se Posta shqiptare mbulon një shumëllojshmëri shërbimesh, siç është rasti i shërbimit me internet falas në 512 zyrat  e saj, të cilat shumë shpejt do të dyfishohen.

Kryeministri u shpreh se posta shqiptare është  mbështetur dhe do të mbështetet nga qeveria për tu kthyer në një infrastrukturë që do të lehtësojë në vazhdimësi shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. Kryeministri iu bëri të ditur bashkëbiseduesve se qeveria është duke planifikuar zgjerimin e shërbimeve postare si dhe integrimin e saj  me disa funksione financiare dhe përdorimin e postës si një sportel të vetëm për përftimin e një game të gjerë shërbimesh për qytetarët.

Nga ana  tyre, Drejtorët e Përgjithshëm të Postave, përkatësisht të Turqisë, Maqedonisë dhe Kosovës, duke falenderuar për pritjen, i shprehën kryeministrit Berisha vlerësimin për shërbimin postar në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shërbim shumë cilësor dhe të zhvilluar si dhe vlerësuan mbështetjen  e qeverisë në drejtimin të modernizimit të mëtejshëm të shërbimit postar. /Start/

                                                                                             2011-12-05 15:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›