Deshmite per UFO ne Shqiperi

Fotot te rralla pamje dhe deshmi te mbledhura qe prej vitit 1993 qe flasin per prezence te objekteve te paidentifikuara edhe mbi territorin shqiptare
E cuditshme E padegjuar Nje UFO ka zbritur ne Roskovec ne Cerrik Vlore Elbasan e madje edhe ne Tirane. Ne dac besojeni ne dac jo ngjarje te tilla jane bere shume edhe per Shqiperine sa me to mund te behet nje kronike e plote deshmish. Me poshte ne liste jane gjashte te tilla qe ne mundem ti mblidhnim nga deshmite e medias dhe internetit nje pjese jane bashke me prova filmike dhe me me shume se nje deshmitare qe te gjitha te ndodhura brenda kufijve te Shqiperise. Frymezim nga ato qe ndodhin ne bote apo deshmi origjinale shqiptare kjo ende mbetet e paqarte. Nderkohe dje Nju Jorku u mahnit pas disa objekteve fluturuese te cuditshme qe per disa mund te ishin edhe thjeshte balona por qe u transmetuan live ne rrjetin prestigjioz ABC apo ne te gjitha faqet zyrtare te gazetave lokale si NyPost e pushtuan ne pak minuta internetin. Pikerisht kjo duket se e ben te pamundur qe Shqiperia ti shpetoje manise per te ngritur syte nga qielli dhe per te pare aty gjera qe nuk mund te identifikohen lehte. Pamjet e UFO-ve tashme jane bere te zakonshme nderkohe qe po studiohen gjithmone e me seriozisht. Sigurisht deshmite shqiptare kane mbetur me te pasqaruarat edhe pse misteri mbetet i njejte edhe per objektet e shfaqura ne Nju Jork ku me gjithe teknologjine pak kane mundur te thone se per cfare behet fjale.
Korrik 1993
UFO shfaqen ne Cerrik
Banore te qytetit te Cerrikut pane sipas medias se kohes per rreth dy ore nje objekt fluturues te rralle te cilin e identifikuan si UFO. Per 2 ore me radhe qyteti u perfshi nga paniku dhe kurioziteti. Nje gazete e kohes lajmeron se policise asaj nate iu desh te qetesonte qytetaret te cilet ishin habitur pas pamjes se objektit qe sipas deshmive ishte ndricues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qendroi ne qiell nga ora 20.00 e mbremjes deri ne oren 22.00 dhe u largua vetem pas ishte pare nga dhjetra deshmitare. Gazeta permend nje objekt te ngjashem te pare ne afersi te kesaj zone ne vitin 1963 por qe atehere debati ishte mbyllur me pohimin e perfaqesuesve te sistemit se behej fjale per nje avion te ri te hedhur ne ajer nga Shqiperia.
Maj 2006
UFO zbret ne Roskovec
Tre deshmitare okulare nje grua e rritur dhe dy femije por edhe gjithe banoret e qytezes se Roskovecit besojne se 4 vjet me pare ne qytetin e tyre zbriti nje objekt i paidentifikuar te cilin ata e quajten UFO. Tre rradhe te zinj te fotografuar qe sipas banoreve qene te nxehte edhe nje dite pas zbritjes ishin deshmia e madhe e objektit qe preku token dhe ne nje fragment sekondash beri qe zona per rreth sipas deshmitareve te ndricohej erresohej ne moment dhe me pas te perfshihej nga nj ere e forte dhe e ftohte. Nje nga grate e quajtur Sherife Kola ka mundur te degjoje vetem zhurmen dhe te vere re erresiren qe u krijua ne ato momente. Nje pjese e mire thone qe kane pare te nesermen shenjat e lena ne asfalt ndersa tregojne se petalet e trendafilit ishin djegur kur i kishin vene mbi hirin e lene nga objekti nese ka qene nje i tille. Gjithcka me aq sa mbajne mend banoret ka ngjare me 4 maj rreth ores 1900 te asaj dite.
Mars 2007
Rojet bregdetare deshmojne UFO-t mbi Seman
Mbremjen e se martes te marsit 2007 roja bregdetare Admir Jemishaj ishte ne sherbim bashke me komandantin e tij. Rreth ores 1915 te kesaj dite ata rrefyen se kishin pare nje objekt te palevizshem ne hapesire. Objekti shihej me sy te lire dhe se me pas e kane pare akoma me qarte me dylbi . Objekti eshte shfaqur befas mbi hapesiren e bregdetit te Semanit ne Fier e per 20 minuta ka qendruar pa levizur ne hapesire. Rojat thane se ai kishte shkelqim vezullues ndryshonte ngjyrat dhe formen e diskut ndersa ata e kane pare me sy te lire dhe me dylbi. Ishim me sherbim kur pame nje objekt krejt te vecante. Ai qendronte ne horizont me detin ne nje milje lartesi. Ngjyrat e tij ndryshonin here pas here nga jeshile ne blu dhe ne te kuqe. Per disa minuta kishte vetem ngjyre te kuqe ose blu. Ishte dicka e frikshme por njekohesisht dhe e bukur - tregoi per mediat roja bregdetare Jemishaj.
Dhjetor 2008
Jashtetokesore ne Elbasan per Krishtlindje
Kater gjahtare nga Elbasani treguan ne dhjetor te dy viteve me pare se u perballen me nje disk fluturues mbremjen e se enjtes para krishtlindjeve me 2008. Sipas tyre ne oren 20.30 te mbremjes ne nje fshat rreth 30 kilometra larg qytetit te Elbasanit kane pare nje gje te jashtezakonshme nga e cila ia kane mbathur me vrap. Kater gjahtaret jane nisur drejt fshatit Vidhas te Komunes se Paprit ne kufi me rrethin e Peqinit. Ne te dale te qendres se komunes rreth 7 kilometra larg saj ata kane marre nje rruge pylli.
Pasi kane ecur rreth 15 kilometra ata jane befasuar ne momentin qe kabina e makines se tyre tip fuoristrade eshte tronditur nga lart dhe motori eshte fikur. Na verboi nje drite e forte ngjyre blu e celet dhe nje drite vertikale e kuqe. Per nje moment mlsquou duk sikur na ndiqnin makinat e policise nga pas tregon Muharrem Kaculi njeri prej kater gjahtareve qe kane perjetuar per pak minuta ngjarjen ne fjale. Sipas tij djali 25- vjecar qe ishte me ta kishte dashur te gjuante me cifte ne drejtim te objektit te shendritshem por i ati nuk e kishte lejuar.
Korrik 2009
Shfaqja vetem per peshkataret ne Vlore
Nje objekt fluturues i paidentifikuar i quajtur nga ata qe thone se e kane pare edhe si disk fluturues eshte pare ne oret e para te mengjesit ne Vlore me 21 korrik 2009 ne zonen mbas Karaburunit pikerisht ne vendin e quajtur Gjiri i Dafines nje zone e qete dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues eshte pare nga disa peshkatar qe ishin nisur qe ne mbremje me peshkarexhen e tyre per aktivitetet rutine ne kete zone. Objekti ka qene ne trajten e nje sateliti me diameter perreth 3 metra i cili eshte pare nga tre pjesetaret e ekuipazhit qe ndodheshin ne det per te terhequr rrjetat e peshkimit. Isha duke terhequr rrjetat e peshkimit ne moment mbi kokat tona kalon nje objekt i madh qendron vetem 5 sekonda dhe menjehere u zhduk duke u larguar me shpejtesi. Objekti gjate ikjes leshoi nje shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri ne te bardhehellip edhe ne keto momente ndihem i shokuar e pamundur. Dukej vertet si nje disk fluturues shpjegon Shpetim Alushaj njeri nga peshkataret.
Gusht 2010
Tirana vizitohet nga hapesira
Ne mesnaten e 6-7 gushtit nje i ri ne Parkun Rinia ne kryeqytet dhe te tjere persona ne Tirane filmuan me kamera amatore tre drita qe leviznin ne qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO E sigurte eshte vetem qe nuk ishin avione dhe mjete te tjera te njohura fluturuese. Loja me drita u deshmua ne You Tube shume shpejt ndersa deshmitare e ngjarjes nje meso grua rrefeu per median se kishte pare ato qe ajo i quajti drita te jashtezakonshme. Rezmie Lulo tregoi se ne ate moment nuk mendova gjate dhe ato dy minuta i shijova. Te tre objektet ishin portokalli me forme sferike dhe ishin te shkeputura. Ajo ka thene gjithashtu se fillimisht objektet na u duken afer dhe sa vinte e ngriheshin me lart. Objekti i pare u shkeput ne veriperendim. Dy objektet e tjere ishin zhdukur menjehere. Ka shume mundesi te kene qene UFO.
Rastet me te famshme
UFO-te fundit
2006 ne Poloni fotografohet nje objekt i cuditshem metalik
2006 nje objekt ne forme harku dhe ngjyre argjendi fotografohet ne SHBA
2006 nje sfere levizese mjaft e madhe deshmohet te jete pare ne Teksas SHBA
2000 tre trekendesha ne levizje fotografohen mbi Los Angeles
1997 nje objekt i cuditshem metalik shihet ne Poloni
1990 nje objekt gjysme i rrumbullaket dhe me maje shihet ne Britani
1983 nje objekt me formen e nje trapezi te permbysur dhe mjaft i madh shihet mbi Britani
1970 nje objekt me permasa te medha filmohet per rreth kulles se nje televizionin ne Firence
Lashtesia
Libri i Ezekelit Bibla pershkruan objekte qe shfaqeshin ne qiell nje inxhinier i NASA-s SHBA vizatoi prej ketyre shpjegimeve nje objekt fluturues
Rreth vitit 1450 para Krishtit ekziston nje pershkrim i disa rratheve ne zjarr prej rreth pese metrash
Ushtria e Aleksandrit te Madh ne vitin329 para Eres Sone thuhet te kete hasur dy disqe te argjendte qe fluturuan mbi ta ndersa kaloninnje lume ne Indi
SerishAleksandri i Madh ne vitin 322 para eres sone ndersa pergatitej te pushtonte nje qytet pa nje disk qe fluturoi disa here. Ai perfitoi nga shfaqja dhe sulmoi duke marre qytetin
Ne eren tone
1491-1492 eksploruesi i famshem Kristofor Kolombi ka shenuar ne ditarin e tij se ka pare nje objekt fluturues te ndritshem qe ka dale nga deti dhe eshte zhdukur ne ajer
Ne 14 prill 1561 ne qiejt perreth Nyrenbergutne Gjermani raportohet te jene pare disa objekte fluturuese pershkrimi duket sikur flet per nje beteje ajrore
1897 ne Texas SHBA raportohet perplasja e nje anije fluturuese gazetat lokale thone se u gjet trupi i nje marsiani
28 shkurt 1904 nje komandat anijeje ne San Francisko i cili me vone u be gjeneral ne floten e SHBA-se raportoi te kishte pare tre trekendesha te levizshem drite
Nga 1932 ne 1937 jane raportuar dhjetera raste pamjesh te objekteve te cuditshme fluturuese. Kinemaja realizoi ne keto kohe filmat e pare me aliene
1946 ka me shume se2000 raporte per objekte te paidentifikuara fluturuese ne vendet skandinave
1954 forcat ajrore amerikane thone se kane gjetur nje objekt fluturues pretendohet se ai ndodhet ende ne NASA. Zyrtarisht thuhet se eshte gjetur objekti dhe qe ai nuk eshte i njohur por nuk behet e ditur asgje per te
Marre nga www.wikipedia.org
Shpjegimi shkencor per UFO
UFO eshte shkurtimi ne anglisht i unidentified flying object. Ne shqip Objekte te Paidentifikuara Fluturuese. Behet fjale per objekte apo fenomene per te cilat edhe pas investigimit shkencor nuk arrihet te shpjegohen kryesisht te shfaqur si ndricuese ne forma te ndryshme sidomos sferike. Nje pjese e mire e rasteve jane fenomene atmosferike apo fenomene optike te cilat krijohen nga objekte qiellore meteore apo kometa. Mjaft te njohur sipas enciklopedive jane erresimet apo shformimet e Diellit qe krijohen kur mes tij e Tokes kalojne objekte qe kane akull. Shume njerez besojne se UFO-t jane objekte jashtetokesore fluturuese por shkencerisht nuk ka asnje prove qe te mbeshtese kete perfundim. Njerezit njohin qe prej lashtesise shfaqje te tilla te cilat me shume jane lidhur me fene.