Rezistenca antikomuniste Shqiptaret u ngjiten serish maleve

Nje artikull i Spiegel-it ne vitin 1951 na jep me realizem panoramen e zhvillimeve ne Shqiperine e asaj kohe e cila tashme kishte hyre nen vasalitetin e plote te Stalinit
Ne vazhden e ciklit Shqiperia moniste ne mediat perendimore 1945-1990 ia vlen te behet i njohur per lexuesit e te gjithe shqiptaret edhe ky artikull vertet interesant marre nga arkiva e revistes gjermane Der Spiegel ne vitin 1951.
Artikulli ne fjale paraqet konkretisht se cndodhte ne vendin qe sapo kishte hyre nen vasalitetin e plote te Stalinit. Cilat ishin sipas perendimoreve ndihmat sovjetike per shqiptaret dhe perse ne ate kohe ngjante vertete se shqiptaret ishin shume prane nje kryengritjeje madhore antikomuniste dhe antiqeveritare e cila ne fakt nuk ngjau kurre. Cilat ishin legatat perendimore qe lejoheshin te operonin ne Tirane dhe sa ishte hapesira e tyre e veprimit
Thelbi i artikullit eshte aktiviteti i rezistences shqiptare brenda vendit ku si ngjarje kulmore paraqitet edhe e ashtuquajtura bomba ne ambasaden sovjetike e cila sic e dime te gjithe mori shume jete njerezish te pafajshem dhe shkaktoi nje vale te papare terrori te udhehequr nga Mehmet Shehu i cili edhe ne artikull duket se kishte spostuar nga froni perkohesisht edhe vete Enver Hoxhen me bekimin e sovjetikeve.
Qendrat me te nxehta te rezistences antikomuniste ne vend dhe atmosfera e pergjithshme e terrorit dhe e frikes duket se percillen gjithashtu me realizem nga reporteret gjermanoperendimore megjithese shumecka per ne tashme ngjan te jete me se e ditur.
Po aq interesante jane edhe raportimet nga terreni per incidente e ndodhi qe kane te bejne me reformat e medha me karakter stalinist te cilat tentonin zbatimin rigoroz te modelit sovjetik ne ekonomi e ne bujqesi duke shkaktuar mjerim e skamje te papare nder shqiptaret por njekohesisht edhe tendencen per te mos u perkulur nga ana e popullates dhe shtuar rezistencen.
Keto dhe shumecka tjeter gjenden me poshte duke lexuar artikullin e plote
Rebelim dhe raprezalje po tronditin Shqiperine provincen e larget te izoluar e te zhveshur te sovjeteve ne Adriatik. Thuajse cdo nate objektet qeveritare po goditen sidomos ne zonen e Elbasanit ku grupime rezistence zhvillojne sulmet e tyre. Ne veri te vendit grupet e kryengritesve antikomuniste zoterojne thuajse te gjithe zonen perreth asaj qe dikur njihej si Principata e Mirdites. Prej andej ata kane depertuar ne drejtim te qytetit bregdetar te Lezhes ku u kane shkaktuar ushtareve te regjimit komunist kujtime te hidhura.
Avione pa shenja dalluese nacionaliteti pershkojne neteve qiejt perreth Tiranes kryeqytetit te vendit - me gjithe ulerimat e antiajroreve - duke hedhur fletushka. Permbajtja e tyre Rrofte Liria e Shqiperise. Mos e humbni shpresen dhe besimin. Se shpejti do cliroheni.
Vendi eshte izoluar e rrethuar teresisht nga prania e policise se instruktuar nga ruset. E vetmja lidhje e lejuar me boten e jashtme josovjetike permblidhet ne nje anije postare qe nje here ne muaj niset drejt Italise.
Vetem dy legata te huaja perendimore kane mbetur ne vend ajo e Frances dhe ajo e Italise. Anetareve te stafit te tyre u lejohet te levizin vetem ne nje rreze prej 500 metrash nga territori i ambasadave ku jane vendosur dhe gjithashtu mbikeqyren vazhdimisht gjate aktivitetit te tyre si pergjigje reciproke ndaj ketyre masave qeveria franceze kufizoi nga ana e saj lirine e levizjes per pjesetaret e legates shqiptare brenda qytetit te Parisit.
Keshtu Perendimi degjoi se pari per nje vale kryengritese ne rritje brenda Shqiperise kur me date 7 mars ne Tirane shperthyen dy bomba njera prej te cilave e drejtuar direkt ndaj ambasades sovjetike dhe e dyta nen tribunen ku shefi i shtetit Enver Hoxha dhe drejtues te larte sovjetike do te organizonin nje parade per nder te Bashkimit Sovjetik.
Te dyja veprat perbenin ne fakt vetem nje pune amatoreske Bomba nr. 1 shkaktoi vetem deme fare anesore ne fasade kurse tek bomba nr. 2 nuk arriti te ndizej dot detonatori. Ajo shpertheu vetem kur tribuna ishte boshatisur dhe ne vend qe te vriste VIP-at plagosi 16 kalimtare te pafajshem.
Qeveria dhe instruktoret sovjetike ne radhe te pare ambasadori sovjetik Dimitri Cuvakin i cili shperndan direktiva nga ndertesa e tij diplomatike per qeverine shqiptare reaguan ne nje stil te zakonshem ndaj zhurmave - duke aplikuar menjehere nje aksion ndeshkimor rigoroz brenda radheve te partise dhe gjithashtu duke terrorizuar popullsine.
Kryeministri Enver Hoxha u zhvendos disi nga funksioni dhe shefi i trajnuar ne Moske i policise se fshehte dhe i Ministrise se Brendshme Mehmet Shehu mori kontrollin e shtetit. Si viktima potenciale brenda radheve te regjimit rane zevendeskryeministri Spiro Spano dhe shume funksionare e drejtues te larte nder ta edhe Sekretari i Pare per Tiranen. Arsyetimi Tendenca titiste.
Prej kesaj kohe nisen te shiheshin te arratisur qe leviznin pergjate nje terreni malor ne drejtim te Jugosllavise dhe Greqise. Raportimet e tyre te verifikuara me kujdes e te perzgjedhura prej gazetareve kane dhene edhe nje panorame me te qarte se cfare po ndodh atje realisht.
Popullsia e Shqiperise me rreth 1 150 000 banore po kercenohet dita-dites nga nevojat ekonomike me thelbesore. Tufa specialistesh sovjetike rrethojne mbare vendin per ta zhvatur edhe me shume.
Ne portin e Durresit avulloret sovjetike ngarkojne hekur-nikel nafte duhan dhe pambuk. Ne me te shumten e rasteve ata vijne duke sjelle me vete edhe automjete transporti dhe cisterna nafte per te siguruar transportin ne bregdet. Thashethemet se tanket sovjetike dhe reaktivet do te zbarkojne se shpejti ne Shqiperi dhe se do te ndertohet ne ishullin e Sazanit nje baze nendetesesh ende nuk mund te verifikohen ne terren.
Pas deshtimit te te korrave gjate vitit qe shkoi tashme edhe ne fshatrat e rrafshnajes se pasur te Elbasanit po pllakos uria. Ndihmat e vetme nga Rusia ishin ato te marsit me 10 000 tone grure - por qe edhe ato u kembyen pjeserisht me vaj ulliri dhe me agrume shqiptare - si dhe futja e sistemit sovjetik te triskave per mallrat baze ushqimore.
Prodhimet e te korrat u grumbullohen fshatareve me force dhe nisen drejt Tiranes. Pastaj fshatareve u duhet qe ta blejne me para ne dore apo me punen e tyre buken qe e kane prodhuar vete te vendosur nen te njejtin sistem racionimi dhe nen te njejtat cmime te unifikuara si dhe punetoret neper qytet.
Ky ishte dhe kulmi per fshataret. Aty ku grumbulluesit e grurit te derguar nga qeveria perpiqeshin te depertonin hanin dru shpesh dhe shpesh ka pasur edhe perplasje me arme. Disa udheheqes e funksionare lokale jane eliminuar.
Tirana ka derguar forca speciale nga trupat qeveritare te mirarmatosura ushtria mendohet se kap 70 000 burra nen uniforme te cilet gjithashtu i sherbejne ne radhe te pare ruajtjes se kontrollit qeveritar.
Gjyqet popullore ne transportieret e blinduar shetisin neper fshatra dhe flasin per vendime te rrufeshme ndaj te ashtuquajturve titiste fashiste dhe tradhtare te ngjyrave te ndryshme evidenca e vetme e besueshme deponime te lexuara publikisht e te firmosura nga spiune qe mungojne ne seancat e improvizuara. Vendimet ekzekutohen menjehere pas kembenguljes frenetike te turmave popullore te instruktuara nga regjimi.
Ne vend qe te perulen shqiptaret e ndergjegjshem po tregojne dhembet duke shkuar maleve e duke iu bashkuar grupeve te rezistences nen udheheqjen e lidereve opozitare drejt nje lufte me karakter partizan. Ato godasin patrullat e ushtrise sulmojne dhe demontojne stacione hekurudhore e pika strategjike nderlidhese infrastrukturore.
Grupimi me i rrezikshem ne jug te Tiranes drejtohet nga Muharrem Baraktari nje ish-ofiqar i larte i ushtrise kombetare. Disi me e mbyllur dhe e izoluar eshte levizja e rezistences republikane ne veri te vendit. Ajo eshte organizuar aq mire saqe madje shperndan edhe dekorata.
Nder emrat e te dekoruarve te pare renditet edhe nje prift katolik i cili kishte arritur te nxirrte jashte funksioni dhe te grabiste me cka kishte brenda nje tank qeveritar. Ai ishte hedhur mbi te i vetem dhe kishte dale me pas i papikasur nga rojat nderkohe qe ekuipazhi i tankut ishte zhvendosur disi ne thellesi te pyllit per te ngrene dreken.
Eksperte ruse te policise jane derguar nderkohe ne ate vend. Ekzekutimet po shtohen. Por edhe me shume burra tashme po shkojne tek grupet e rezistences ne male. Levizja antikomuniste e rezistences po mbeshtetet dhe inkurajohet nga jashte dhe pjeserisht madje edhe drejtohet prej andej.
Fraksioni me i rendesishem i rezistences duket se jane monarkistet. Ata luftojne per nje rikthim te Mbretit Ahmet Zogu i cili ne prill 1939 ndersa mori me vete thesarin para se ne Tirane te shkelnin kemishat e zeza te Musolinit u arratis drejt Greqise. Ai mbart edhe simpatine e mbeshtetjen personale te Mbretit te Egjiptit Faruk I.
Ne Rome te besuarit e Mbretit te shqiptareve te udhehequr nga Midacutehat Bej Frasheri nxjerrin nje gazete javore te rendesishme e cilesore ne gjuhen shqipe. Ata zoterojne edhe avione me te cilet bejne shperndarjen e fletushkave antikomuniste dhe te armeve ne territorin shqiptar. Radio Tirana pretendon se keta avione nderkohe kane hedhur ne Shqiperi edhe parashutiste te armatosur.
Jugosllavet pergenjeshtrojne me nervozizem akuzat se kane lidhje me keto aksione dhe akuzojne te irrituar per kete qarqe reaksionare me qender ne Itali. Arsyen per kete e shpjegoi me se miri se fundmi Vladimir Dedijer ne gazeten zyrtare te Titos Borba Parulla te tilla si mbrojtja e Shqiperise se vogel socialiste do te ishte nje mantel ideal per mbulimin e qellimeve agresive dhe ekspansioniste te zoterve sovjetike.
Revista Der Spiegel 13.6.1951