E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne shendetesi nis me miremenaxhim te sistemit

Kryeministri Berisha siguroi mbeshtetjen e sektorit publik shendetesor si dhe kerkoi partneritet me sektorin privat shendetesor

Sistemi shendetesor publik duhet te miremenaxhohet. Kjo eshte kerkesa e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ne konferencen nderkombetare Menaxhimi - Sfide kryesore e sistemit shendetesor zhvilluar nga Akademia e Shkencave me pjesemarrjen e Ministrise se Shendetesise se Kosoves dhe asaj shqiptare. Kreu i qeverise u shpreh se financimi per shendetesine do te jete gjithmone prioritet por duhet te gjenden rruget me te mira per perdorimin e fondeve. Nga ana tjeter Berisha kerkoi vendosjen e partneritetit mes sektoreve shendetesore publike e private ne vend.

Shendetesia

Eumlshte e vertete qe ne performancen e nje sistemi shendetesor ne shendetin ne teresi gershetohen nje seri faktoresh te cilet ne menyre te pazgjidhshme lidhen me financat dhe burimet financiare. Por eshte e vertete se po kaq percaktues sa vete financat eshte dhe menaxhimi duke mbajtur parasysh kete ne vendet tona te cilat vijne nga nje e shkuar me sisteme shendetesore te falimentuara ose pothuajse te falimentuara ne raportin e cilesise. Kjo para se gjithash dhe mbi te gjitha ka ndodhur per shkak te menaxhimit - tha Kryeministri Berisha. Gjate konferences kreu i qeverise pergezoi punen nder vite te bluzave te bardha ku sipas tij mjeket me shpejtesi dhe perkushtim ia dolen ta rivendosnin ne baza te reja kete sistem dhe ta riorientojne sistemin ne teresi dhe te bejne te mundur qe te perballet me sfidat e medha te kohes. Vetekuptohet qe jetegjatesia eshte nje tregues kompleks por fakti eshte fakt dhe jetegjatesia ne Shqiperi eshte rritur nga 71 - 72 vjet arrin sot ne 77.96 vite. Ketu ne menyre te padiskutueshme bluzat e bardha te Shqiperise kane kontributin e tyre - vijoi Berisha.

Publik - privat

Kryeministri Berisha tha se qe nje sistem shendetesor te funksionoje duhet nje bashkepunim mes sektorit publik dhe atij privat. Por ne do mund ta trajtojme kete sistem do mund ta menaxhojme kete sistem vetem duke mesuar nga sektori privat. Ne duhet te pranojme se aty jane dhe jo ne sektorin publik menaxheret me te shkelqyer. Nuk do te thosha se ne do te ecim drejt nje privatizimi total. Ne do te ruajme sektorin publik. Ne do te zhvillojme sektorin publik te shendetesise por ne duhet te mesojme me vendosmeri te madhe ne menaxhim nga sektori privat. Duhet te vendosim nje partneritet te ndershem ndaj ketij sektori - u shpreh ai. Po keshtu kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise Gudar Beqiraj theksoi rendesine qe akademike shkencetare dhe mjeke nga te dyja vendet te mbeshtesin sektorin e shendetesise per te permiresuar menaxhimin e burimeve shendetesore ne menyren qe i sherben me mire njerezve ne nevoje per kujdes mjekesor. Nga ana tjeter ministrat e Shendetesise te Shqiperise Kosoves dhe te Maqedonise iu drejtuan te tetedhjete pjesemarresve duke parashtruar perparesite e tyre per kujdesin shendetesor ne vendet e tyre. Secili prej ministrave theksoi nevojen per te menaxhuar burimet e disponueshme permes zvogelimit te mbetjeve shmangies se abuzimeve dhe permiresimit te sistemit te kujdesit shendetesor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›