E Diel, 1 Nëntor 2026

Letersia skandaloze myslimane

Tri gjera kam dashuruar ne boten tuaj parfumet grate e lutjet

Sa here qe flasim per kulturen seksuale zakonet e veset erotike te shoqerise moderne ekskluzivisht menjanohemi ne nje drejtim Perendimi. Trajtojme teorikisht fenomene teorizojme filozofe e psikologe te famshem krahasojme epoka e shtresa sociale evokojme nje tradite kulturore te bindur se po kontribuojme drejtesisht e pergjithesisht per shoqerine. Por e gjitha kjo eshte e pjesshme. Leme ne harrese qellimisht o me pavetedije kulturen myslimane nje perqindje te rendesishme te popullsise boterore nje eksperience shoqerore e sociale qe e kushtezojme ne dukjen e ligjeve fetare. Himnizojme revolucionin seksual studiojme e denojme dukurite e derivuara nga ai nen ekskluzivitetin e shoqerise moderne perendimore e te besimit te saj kristian. Mos valle kultura e krevatit nuk ka kapercyer vellon e nje koke te mbuluar apo perkuljen e nje trupi qe lutet nen kenget e Kuranit

Prej 14 shekujsh ekziston ne Islam kultura e krevatit - pergjigjet psikoanalisti algjerian Malek Chebel me vepren e tij Revolucioni seksual sipas Profetit. Profeti a.s thote Tri gjera kam dashuruar ne boten tuaj parfumet grate e lutjet. Por dhe Ghazal teologu mysliman i shekullit XII me librin e tij per nje perdorim te mire te marteses kujton rekomandimin e profetit Muhamed a.s Mos u kenaq pa kenaqur me pare gruan tende. Nje grua duhet ta pergatisesh para se ti afrohesh ta perkedhelesh ta puthesh.

Kultura seksuale me shijet e saj bashkejeton natyrshem ne cdo individ edhe kur per respekt te besimit te tij fetar nuk trumbetohet si nje shenje modernizmi. Problematika sociale e lidhur sot me zakonet e veset seksuale te shoqerise moderne nuk ka asnje arsye te dallohet nga perkatesia fetare. Kultura seksuale ne pergjithesi e homoseksualizmi ne vecanti ne shoqerine e besimit mysliman jane e kane qene perhere te pranishme ne ndihme te tyre vijne tekstet antike te nje letersie te frymezuar nga emocionet ndjenjat nevojat psikologjike te nje epoke te ndryshme nga e sotmja larg skemave fetare e politike.

Ndersa bota islamike moderne konsideron homoseksualizmin si nje patologji te Perendimit e personat LGBT si tradhtare te tradites kultures e besimit mysliman letersia antike e kesaj shoqerie verteton te kunderten. Trashegimia letrare e shkruar dhe e folur ka lene gjurme te nje sjelljeje tolerante qe ky komunitet kishte dikur ndaj kultures seksuale dhe orientimit te saj homoseksual. Vala homofobike e ushtruar sot eshte vecse nje derivat i fanatizmit islamik te epokes moderne e aspak ne linje me arkivin e letersise myslimane. Aktualisht fondamentalistet i konsiderojne homoseksualet si nje pjelle e shoqerise perendimore materialiste te orientuar vecse ndaj kenaqesise se instinkteve e deshirave ose me keq akoma si nje arme ne duart e armiqve te Islamit e te myslimaneve dhe harrojne veshtrimin e hershem mjaft pozitiv te ketij besimi ndaj kenaqesive te mishit dhe konsiderimin e tij se seksualizmi nuk eshte vetem aftesia per te krijuar por dhe nje shprehje e harmonise se deshires hyjnore. Krijohen masa ndaluese e mohuese si ndaj nje defekti social qe tenton te perhapet ne menyre masive dhe mohohet nje fenomen qe kapercen kufijte kohore fetare e hapesinore.

Shume shekuj me pare letersia klasike myslimane thurte vargje erotike shkruante natyrshem rreshta pasioni e krijonte perralla skandaloze me nje veshtrim mjaft pozitiv ndaj kenaqesise seksuale pa preokupimin e nje lufte ideologjike e sociale mes individeve te saj. Te tilla jane vargjet e Abu Nuwas poetit me te madh arab poetit te pare e me te rendesishem homoseksual mysliman poezite e te cilit deri pak kohe me pare studioheshin ne tekstet shkollore pa qene objekt persekutimi.

Kacurrelsi - Abu Nuwas

Abu Nuwas me emrin e vertete Al-Hasan ibn Hani lindi rreth viteve 760-815 p.e.s ne Al-Ahwagravez te Persise me nene persiane e baba arab. Jetoi midis Basres e Bagdadit ne oborrin mbreteror te kalifit Harugraven ar-Rashigraved Kalifi i perrallave Nje mije e nje net e me pas te djalit te tij Al-Amigraven. Ishin vite te dominimit te Dinastise Abaside e nisur ne vitin 750 e deri me 1258 kultura e jashtezakonshme e te ciles kontribuoi ne zhvillimin dhe perhapjen e influences se saj ne Perendim. Abu Nuwas emer qe do te thote babai i kacurrelave per shkak te flokeve te tij te gjate te dredhur e qe i mbulonin kurrizin gezonte nje aspekt fizik te jashtezakonshem nje perfeksion formash qe i kenaqnin syrin cdokujt qe e shikonte. Kjo gje terhoqi vemendjen e kusheririt te tij me te madh poetit biond Waliba ibn al-Hubab i cili u be i dashuri e mesuesi i tij duke i dhuruar mbi te gjitha lirine fizike e shpirterore. Abu Nuwas hershem ne moshe kishte njohur Kuranin e kishte mesuar gramatiken ne xhami si nxenes i Waliba ibn al-Hubab u transferua ne Kufa ku i thelloi me tej njohurite e pak vite me vone rikthehet ne Basra per te studiuar me Khalaf al-Ahmar mjeshtrin e poezise. Midis letrareve aftesia e Abu Nuwas ra shpejt ne sy krijoi nje forme shkrimi per tekste vargjesh dashurie erotike mashkullore e mudhakkarat mujuniyyat tingelluar si nje autenticitet i lindur nga eksperienca. Qe mjaft i afte ne krijimin e fjaleve te reja ne perdorimin e shprehjeve te vecanta e te panjohura me pare. Poezite e tij triumfonin dashurine per nje djale te bukur e shpesh te misheruar ne figuren e djaloshit te krishtere qe sherbente vere ne tavolinat e tavernave teme kjo e huazuar ne shekujt e meparshem nga poetet me te mire te Iranit e Arabise si Omar al-Khayyam Hafiz e te tjere.

Cdokush thote se e njeh tekstin e librit Nje mije e nje net e po ti pyesesh kujtojne pothuajse perhere vetem llamben e Aladinit e Ali Baben por pikerisht ne kete liber ka shume pjese e histori qe kujtojne Abu Nuwas poetin e lire sodomit e pijanec te oborrit mbreteror. Kontesti historik e kulturor kur jetoi Abu Nuwas civilizimi i Bagdadit e Basres qe ne ate kohe me i zhvilluari me toleruesi mjaft multietnik e shumegjuhesor hebrenj te krishtere myslimane bashkejetonin me nje tolerance te hapur e te jashtezakonshme sociale. Vargjet e kacurrelsit flasin per net e dite te konsumuara nen gjurmet e kenaqesise erotike estetikisht elegante pershkruajne momentet mikpritese te kaluara ne seminaret kristiane ne depozitat e veres pas banakeve te tavernave brenda shtepive ku vasha e djelmosha mund te bliheshin absolutisht pa kenaqesine e tyre. Jane skena te nje bukurie te vecante me kenaqesine e nje shoqerie te gezueshme pa asnje vulgaritet dhune fyerje jane pothuajse gjithmone te pranishem djelmoshat e vera si instrument te nje kenaqesie reciproke e asnjehere ne kontradikte sociale te paarritshme o te persekutuara. Jane vargje poetike estetike qe rinovojne poezine dashurore arabe krijojne perspektivat e nje poezie te vecante erotike qe zevendeson dashnorin e deshperuar skllavin e dashurise me dashurine e cmendur dhe paraprin martirizimin e kesaj ndjenje.

Po te perzihej drita ajo do te perzihej tek Ai e do te lindnin drita te tjera vetetima shperndan kete vere mes te rinjve ku eshte perkulur fati i embel duke i dhuruar vetem ate cka ata kaq shume deshironinhellip

E gjithe rinia e Basres deshironte te ishte mike e Abu Nuwas si per kenaqesine e shoqerise se tij ashtu dhe per terheqjen erotike qe provokonte pamja e tij fizike. Dhe e gjitha kjo ne te njejten madhesi qe ofronte gjenialiteti i tij si poet. Studiuesi tunizian Ahmad al-Tifachi qe ka jetuar midis viteve 1184 e 1253 pati si detyre krijimin e nje teksti per zakonet seksuale te epokes se tij qe eshte nje thesar freskie qartesie me nje sy pothuajse shkencor te temave qe trajton e ndaj te cilave shoqeria e sotme do te ndihej lehtesisht ne veshtiresi. Flitet natyrisht e pa paragjykim per zakone te ndryshme e vese seksuale trajtohet prostitucioni e homoseksualizmi dhe mjaft deshmi flasin per poetin Abu Nuwas si eksponenti me i famshem.

Traktati arabo-mysliman i dashurise fizike Kopshti i parfumuar

Lavderuar qofte Zoti qe vuri kenaqesine e burrit ne pjeset natyrore te gruas e u dhuroi pjeseve natyrore te burrit detyren per ta kenaqur gruan maksimalisht. Me keto fjale nis libri Kopshti i parfumuar i sheikut Nefzaui per te cilin nuk dihet shume vec faktit qe ka jetuar ne Tunizi ne shekullin XVI. Qe shkrimtari Guy de Maupassant i cili me nje leter nga Algjeria drejtuar botuesit te tij Liseux flet per ekzistencen e ketij libri. Ne vitin 1884 Perendimi njihet me kete liber te mrekullueshem arab. I pari qe e zbuloi dhe u dashurua me fjalet e ketij teksti qe nje ushtarak francez me 1850 qe pasi e perktheu ne frengjisht nuk gjeti nje tipografi te pershtatshme per ta botuar nuk duhet te harrojme se nuk ishte Evropa puritane e shekullit XIX kur faktikisht ky liber njohu botim. Por mungesen e tipografise e kaperceu me ndihmen e kater ushtarakeve franceze te pasionuar pas kultures arabe qe fshehurazi nisen ta shtypnin me makinat daktilografuese te administrates franceze. Arriten te stamponin vetem 35 kopje pasi shume shpejt u zbuluan. Nje kopje e tille ra ne duart e Guy de Maupassant bashke me 56 ilustrimet erotike dhe 13 te tilla jashte tekstit. Shtepia botuese Liseux i publikon rreth 220 kopje e qe studiuesi dhe eksploruesi i kultures orientale Richard Burton qe e perkthen ne anglisht e ia ben te njohur botes anglosaksone. Kopshti i parfumuar eshte i ndertuar ne 21 kapituj ne menyre te qellimshme nga autori per te qene me i lehte ne lexim e mesim dhe cdo kapitull trajton nje argument qe mund te jete anatomik e anekdodik me te gjitha te fshehtat e erotizmit femeror e mashkullor.

Kopshti i parfumuar u perhap ne ato vite me shume respekt ne Evrope por vetem pak kohe me pare eshte hequr nga lista e librave te ndaluar e perhere me nje numer te limituar kopjesh. Mbi autorin e ketij libri sheikun Nefzaui ekziston legjenda se duke qene nje jurist shkrimtar e doktor i njohur beu i Tunizit deshironte ta bente kadi. Nefzaui qe nje njeri i thjeshte qe donte te rrinte larg politikes e i lutet sovranit te tij ta shtynte emerimin e tij per me vone pasi duhej te perfundonte librin qe po shkruante. Beu i Tunizit i kuriozuar kerkon te njihet me permbajtjen dhe sapo e merr vesh heq dore nga emerimi i tij si kadi.

Shkrova kete liber - thote autori ne hyrje - pasi nje liber i vogel i shkruar me pare nga une Drita e botes per misteret e krijimit te embrionit te njeriut ra ne duart e Vezirit Abd-el-Aziz te Tunizise. Kjo eshte vepra e jote - me thote. Une skuqem e ai shton Nuk duhet te preokupohesh gjithcka qe thua eshte e vertete askush nuk duhet te skandalizohet nga fjalet e tua. Nuk je i pari qe e trajton kete teme e une betohem ne Zot se eshte e nevojshme te njihet ky liber. Vetem i paturpshmi e armiku i shkences nuk do ta lexoje e do ta evitoje. Por dua ti shtosh vepres nje suplement ku te flasesh dhe per argumentet e patrajtuara e per te gjitha faktet pa fshehur asgjehellip te citosh mjetet per te eliminuar ererat e papelqyeshme te sqetullave e te pjeseve natyrore te gravehellip te flasesh per shtatzeninehellip te tregosh menyrat e aktit te perkrijimit e ate cka e frenon atehellip per menyrat e menjanimit te pengesave dhe shtimin e madhesise se organit viril kur eshte shume i vogel e per ta bere te mrekullueshem.

Oh zoteri - pergjigjet sheiku Nefzaui - e gjitha kjo qe the nuk eshte e veshtire per tu shkruar mjaft qe ti pelqeje Zotit lart ne Qiell.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›