E Diel, 1 Nëntor 2026

8.5 milione dollare per sistemin shendetesor

Agjencia e Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar USAID do te vazhdoje te mbeshtese sistemin shendetesor ne vend. Ne konferencen nderkombetare shkencore me teme Menaxhimi - Sfide kryesore e sistemit shendetesor mbajtur nga Akademia e Shkencave drejtori i misionit te USAID-it Joseph C. Williams tha se programi shendetesor i USAID-it do te ndihmoje aftesine e Shqiperise ne menaxhimin eficient te burimeve si dhe njoftoi per programin e ri pesevjecar te USAID-it me vlefte prej 8.5 milione dollare per programin e permiresimit te kujdesit shendetesor. USAID-i ka mbeshtetur sistemin e kujdesit paresor shendetesor per shume vite dhe eshte i kenaqur qe ne partneritet me Ministrine e Shendetesise dhe institucione te tjera te shendetesise te prezantoje sistemet e financimit shendetesor dhe te informimit shendetesor qe kane rritur transparencen dhe eficiencen e te gjithe sistemit - tha Williams. Ai deklaroi gjithashtu se USAID-i ne partneritet me Ministrine e Shendetesise dhe institucionet shendetesore te vendit po punon per te forcuar kujdesin shendetesor ne Shqiperi permes bashkerendimit te burimeve me rezultatet e arritura dhe standardet e cilesise si dhe permes berjes se sherbimeve te kujdesit shendetesor me te perballueshme dhe te disponueshme per te gjithe shqiptaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›