Deshmon ortaku i Klod Saliut njohjet me Doklen dhe Colin

Deklarimi Lul Berishen e njihja si kundershtar te Klodit
Indrit Doklen e njoh si shok te Klodian Saliut nderkohe qe e kam paguar deri nje dite para se te futej ne burg. Me Klodian Saliun kemi pasur bashke nje firme biznesi qe merrej me karburantet. Njihja disa nga shoket e Klodit ndersa Lul Berishen e njoh si kundershtar te tij - eshte shprehur ne seancen e djeshme gjyqesore nje nga deshmitaret ne interes se akuzes Qemal Beu ish-ortaku i Klodian Saliut. Ai ka rrefyer me detaje njohjet qe ka pasur me viktimen Saliu shoket e tij dhe ke kishte kundershtar si dhe biznesi i perbashket mes tij dhe Saliut. Pas kesaj deshmie i ka ardhur radha nje tjeter deshmitari shtetasit Hasto Hanxhani deshmi e cila e ka kthyer serish sallen e gjyqit ne nje arene debatesh ndermjet mbrojtjes dhe akuzes. Deshmitari Hanxhani ka treguar se ne hotelin e tij kane fjetur dy shtetas kosovare te shoqeruar nga policia. Por deshmitari ka mohuar qe te kete pasur ndonje kontroll te dhomes nga ana e policise si dhe nuk dinte gje ne lidhje me identitetin e kosovareve. Kjo ngjarje ka ndodhur diten qe eshte tentuar te vritej Lulezim Berisha. Nderkohe qe prokurori ka treguar nje procesverbal i cili vertetonte kontrollin e dhomes nga policia. Nuk ka munguar reagimi i mbrojtjes duke kundershtuar menjehere. Per kete deshmi ka reaguar edhe vete i penduari Adriatik Coli i cili ka rrefyer se ka shoqeruar tek ky hotel dy shtetasit kosovare Ahmet Ajeti dhe Osman Kertuzi dhe ka qene se bashku me Endrit Doklen. Nga ana tjeter ka reaguar i pandehuri Endrit Dokle i cili e ka mohuar deklaraten e Colit duke u shprehur se nuk ka qene asnjehere ne ate hotel. Mbrojtja ka kerkuar qe te verifikohet regjistri i hotelit per te pare nese eshte e vertete qe atje ka qendruar Coli me Doklen.
Deshmia
Deshmitari Qemal Beu ka rrefyer para togave te zeza njohjet e tij me disa prej te pandehurve te Bandes se Durresit si dhe me te ndjerin Klodian Saliu. Deshmitari Qemal Beu ka rrefyer se eshte njohur me Saliun pasi ky i fundit ishte liruar nga burgun ne vitin 2002. Per sa i perket marredhenieve te bizneseve te dy zoteronin nje firme qe quhej Beu-Saliu sh.a e cila merrej me import-eksport karburantesh. Sipas deshmitarit ky aktivitet nuk zgjati per shume kohe per shkak te parave. Nderkohe qe vetem pas gjashte muajsh Klodian Saliu nderroi aktivitetin pasi donte qe te ndertonte nje hotel. Per sa u perket te pandehurve te tjere deshmitari ka treguar per njohjet e tij me Endrit Doklen dhe Adriatik Colin. Merrem me karburante dhe me peshkim. Kam filluar qe ne vitin 2002 import-eksport karburantesh se bashku me Klodian Saliun. Fillimisht ra dakord qe te ngriheshin depozita ne Bisht-Palle por Klodi ndryshoi mendje. Ai po mendonte qe te ngrite nje lokal per turizem. Pas 6 muajsh Klodi erdhi dhe me tha se nuk do te merrej me me karburantin dhe do te ndertonte nje kompleks turistik per plazh. Firma qe une kisha me te ishte Beu-Saliu sh.a. Kjo firme eshte ende aktive dhe deri para nje muaji ajo figuronte e hapur. Nga miqte e Klodian Saliut njoh Endrit Doklen dhe Adriatik Colin ndersa njoh edhe Lul Berishen si kundershtar te tij. Gjate kesaj kohe une kam paguar Endrit Doklen duke i dhene nga 200-300 mije leke te vjetra ne muaj. Kjo pagese ka vazhduar deri kur u fut ne burg Dokle. Firma ime e karburantit ka bashkepunuar edhe me firmen ARMO me te cilen kemi lidhur shpesh here kontrata. Nuk e di se kush e vrau Klodin ishte djale shume i mire - eshte shprehur deshmitari.