Ina Rama - Mark Pritchard premtohet shkembim informacioni mes dy shteteve

Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama zhvilloi dje nje takim me kryetarin e grupit parlamentar te Miqesise Britani e Madhe - Shqiperi z. Mark Pritchard. Gjate takimit znj. Ina Rama beri nje pasqyre te punes se prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Veprat penale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten prioritet per organet e prokurorise lufta me sukses ndaj se cilave do te arrihet jo vetem me zbatimin e plote dhe rigoroz te ligjit por dhe me forcimin e bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis institucioneve shteterore si dhe me institucionet e specializuara nderkombetare ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve. Gjate takimit i cili kishte ne fokus shkembimin e informacioneve u diskutua lidhur me sistemin e drejtesise ne Shqiperi per reformat te cilat jane ne proces si dhe rolin e Prokurorise se Pergjithshme ne to. Gjate takimit gjithashtu u vleresua rritja e marredhenieve dypaleshe dhe fryma e bashkepunimit qe ka pasur Prokuroria e Pergjithshme me Sherbimin e Prokurorise se Kurores. Ne takim moren pjese gjithashtu ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane znj. Fiona Mcllham si dhe ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Londer z. Zef Mazi.