Dështim e nervaRonaldo ikën palënë gjurmë
JOHANESBURG- Si shpjegohet eliminimi i Portugalisë? Flisni me trajnerin. Ka qenë kjo batuta e vetme e shkëputur nga gazetarët ndaj Kristiano Ronaldos, pas humbjes 1-0 të luzitanëve në sfidën ndaj Spanjës dhe që konfirmon se gjërat nuk kanë shkuar aq mirë brenda grupit.
Më pas, ylli i Realit të Madridit ka saktësuar se nuk ka asnjë polemikë me teknikun Karlos Keiroz: “Jam i shkatërruar dhe shumë i trishtuar, jam një qënie njerëzore dhe kam të drejtë të vuaj vetëm”, deklaroi ai. Por, nervozizmi e ka tradhtuar në një moment, pasi duke dalë nga fusha, Kristiano Ronaldo ka pështyrë ndaj një telekamere.
E ndërkohë, në Portugali ka nisur “procesi” ndaj teknikut Keiroz, i akuzuar se krijoi një kombëtare pa shumë lojë sulmuese dhe që mendonte vetëm të mbrohej. “Gabimi i Keiroz tradhton Portugalinë”, është titulli i madh i Correio da Manha. Ndërkohë, Diario de Noticias titullon: “Portugalia eliminohet për shkak të gabimeve të Keiroz”, duke e përkufizuar ish-ndihmësin e Aleks Ferguson si “një trajner pa ambicie”. “Aventura afrikane përfundon nga këmbët e Vijës dhe nga strategjia e Keiroz”, është titulli i “Publico”, e cila shkruan se “Krsitiano Ronaldo nuk arriti të ishte një plus në këtë Botëror”. Ndërsa O Jogo ironizon: “Kristiano Ronaldo i vërtetë dje nuk luajti fare. Në fushë ishte një sozi e tij”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)