Mediat Pacolli takon Thacin
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit.
Gazeta "Express", njofton se të martën Pacolli është takuar me kreun e Qeverisë dhe zëvendësinë e tij, Hajredin Kuci, ku për disa orë kanë biseduar rreth hartimit të marrëveshjes së koalicionit.
Pjesëmarrës në takim kanë pranuar se tanimë gjithcka është sqaruar dhe marrëveshja e re midis AKR-së dhe PDK-së pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
Sipas gazetës Pacolli i ka prezantuar shefit të Qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit.