Kriza, vitin e kaluar u regjistrua një deficit prej 340 milionë dollarëshNga TemaViti që kaloi ishte viti më i keq në ecurinë ekonomike të vendit dhe në përkeqësimin e treguesve bazë të ekonomisë prej shumë vitesh. Të dhëna zyrtare të Ministrisë së F
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza, vitin e kaluar u regjistrua një deficit prej 340 milionë dollarëshNga TemaViti që kaloi ishte viti më i keq në ecurinë ekonomike të vendit dhe në përkeqësimin e treguesve bazë të ekonomisë prej shumë vitesh. Të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se me gjithë ndryshimet në buxhet (tri herë), të cilat ulën planin e të ardhurave, sërish mosrealizimet qenë shumë të mëdha. Në buxhet mungoi një shifër shumë e madhe parash. Në total parashikohet, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, që deficiti i të ardhurave, në krahasim me buxhetin fillestar, për vitin 2009 të jetë mbi 33 miliardë lekë ose rreth 345 milionë dollarë. Një shifër kjo sa 10% e totalit të të ardhurave. Por, ajo që e bën më të rëndë të gjithë parashikimin ekonomik të Financave, është ndryshimi mes aktit normativ të miratuar në janar të këtij viti dhe shifrave që vetë Financat japin për mbylljen e vitit 2009. Në aktin normativ, që mban datën 23 dhjetor 2009, të ardhurat në buxhet ulen nga 326,117 miliardë lekë, në 319,893 miliardë lekë. Pra qeveria korrigjon buxhetin, duke ulur rreth 6,224 miliardë lekë të ardhurat. Por, në parashikimin që bëhet nga Financat, më datë 7 janar, të ardhurat janë 301,725 miliardë lekë ose rreth 18,168 miliardë lekë më pak. Pra, për vetëm dy javë qeveria shikon se nga planet e saj mungojnë rreth 24 miliardë lekë ose rreth 270 milionë dollarë.
Sipas të dhënave, deficiti në të ardhurat tatimore shkon në 14.467 miliardë lekë, në krahasim me aktin normativ. Kjo shumë arrin në 21.392 miliardë lekë, në krahasim me buxhetin e ndryshuar para disa muajsh. Kjo përbën gropën më të madhe të buxhetit, ku Financat, që propozojnë ndryshimet, nuk po arrijnë dot të parashikojnë saktë fundin e këtij dështimi. Në këtë zë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat japin peshën më të madhe me 8 miliardë lekë deficit dhe të ardhurat e pushtetit vendor me rreth 6 miliardë lekë deficit. Sidoqoftë, më në fund duket se financat kanë pranuar që rritja ekonomike për vitin 2009, është vetëm 3%. Ky ndryshim ka bërë që edhe të gjitha shifrat e tjera të parashikimit të të ardhurave të jenë tkurrur ndjeshëm. Edhe në këtë rast, Financat për të ruajtur në nivele të pranueshme financimin e deficitit, në aktin normativ, edhe pse kanë shkurtuar të ardhurat, kanë mbajtur të pandryshuar Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Por, në parashikimin e tyre për mbylljen e vitit, Financat shkruajnë se GDP do rritet me 3%. Kështu, në tabela shikohet qartë shkurtimi i GDP nga 1,176,349 miliardë lekë në aktin normativ, në 1,143,373 miliardë lekë në parashikimin e fundvitit. Diferenca është me rreth 32,976 miliardë lekë ose rreth 340 milionë dollarë. Ndryshimi i TVSH do të nxjerrë në pah rritjen deri me 5% të borxhit publik, dhe tejkalimin, deri në 7.1% të GDP të financimit të deficitit buxhetor vetëm gjatë një viti. Kjo duke parashikuar që deficiti të qëndrojë sipas aktit normativ. Ndërkohë që, në rast se shpenzimet e vitit janë realizuar më shumë sesa parashikimi i të ardhurave nga financat, atëherë edhe deficiti do të jetë më i lartë. Financat nuk kanë një parashikim të nivelit të shpenzimeve, por në aktin normativ, që kanë miratuar në fund të 2009, theksojnë se deficiti do të rritet nga 74.7 miliardë lekë në 81.6 miliardë lekë, rreth 70 milionë dollarë më shumë.