E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ketu qeverisin fituesit

Berat Buzhala

Pas deshtimit te aleances me Dick Marty8217in per ta ndaluar Hashim Thacin qe te rizgjidhet Kryeminister i Kosoves tash forcat e njejta politike bashke me nje pjese te shoqerise civile dhe nje pjese te mediave e kane filluar Intifaden e dyte paranojake me moton e Sundimit te Pakices. E verteta eshte se ketu po qeverisin fituesit

Nga Berat Buzhala

Pas deshtimit spektakular te nje pjese te shoqerise civile te nje pjese te mediave dhe te nje pjese te partive politike per ta fundosur reputacionin e Kryeministrit Hashim Thaci ne priten hileqare qe ia kishte zene senatori zviceran Dick Marty tash te njejtit e kane filluar nje beteje tjeter po aq te pashprese per ta fituar sa edhe ajo e para.

Nese e mbani mend 8211 e kjo eshte shume afer dhe shume e ndyte per t8217u harruar kaq shpejt 8211 pas akuzave qe Dick Marty i ngriste kunder Kryeministrit te atehershem dhe te tashem te Kosoves per trafikim te organeve dhe pas iniciatives qe per keto akuza te fillonin hetimet ketu tek ne filloi te shtrohej pyetja A mundet Hashim Thaci te jete kandidat per nje pozite publike pasi qe tashme potencialisht mund te konsiderohej nen hetime

fare kapercimi historik. Tash nderkombetaret thoshin se per kete nuk ka ndonje pengese ndersa nje pjese e vendoreve i ferkonin duart nga gezimi qe megjithate do te duhej te ekzistonte pengesa. Keqardhje dhe pikellim me se shumti ndjeja kur pretendime te tilla i degjoja prej zyratareve te Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Me liderin e tyre ne Hage pikerisht per shkak te akuzave te ketyre natyrave keta zyrtare kerkonin viktima te tjera brenda vendit.

Dhe ishin shume te interesuar qe kjo te ndodhte. Qe Hashim Thacin ne pamundesi per ta mundur ne zgjedhje 8211 sic e do rendi demokratik 8211 provonin ta mundnin ne aleance me Dick Martyn me parlamentaret ruse ne Keshillin e Europes qe e kishin iniciuar rastin dhe me dosjet e sherbimit sekret serb qe ishin vene ne sherbim te ketij koalicioni.

Kjo ishte strategjia me e pandershme me jopatriotike dhe me johumane e perdorur ndonjehere ne Kosoven e pasluftes per te arritur deri tek pushteti. Te gjithe e kishin kristal te qarte se iniciativa per tu angazhuar Dick Marty si raportues per kete rast kishte ardhur prej parlamentareve ruse ne Keshillin e Europes. Te gjithe e kishin te qarte se raportuesi Dick Marty nese nuk ishte ne nje vije politike me Tomislav Nikolicin sa i perket statusit te Kosoves aty 8211 aty ishte e cka eshte me e rendesishmja te gjithe e dinin 8211 sidomos ata qe kane marre pjese ne lufte 8211 se trafikim te organeve nuk ka pasur dhe gati sa nuk gezoheshin 8211 e ndoshta kapak edhe gezoheshin 8211 qe ta njollosin gjithe historine vetem me nje kusht 8211 qe te vinin ne pushtet. Per ta perbaltur historine nese bash kane ndier ndonje nevoje atehere kane mundur qe te zgjedhin rruge me te shkurta se sa te shkohet ne Moske. Per shembull qe dosjet t8217i marrim ne Merdare prej dores se pare 8211 Prokurorise se Serbise

Tash kur Parlamenti Europian e varrosi te verteten e Dick Marty-it kundershtaret e Qeverise se Kosoves e kane gjetur nje arsye tjeter per lufte dialogu Kosove 8211 Serbi.

Here thone se kjo qeveri eshte e papergatitur per t8217u futur ne keto bisedime here se nuk kemi cka kerkojme ne keto bisedime sepse ato i shkojne ne favor vetem shtetit serb here se ne kemi tjera prioritete dhe se dialogun nuk e kemi prioritet here se ne kemi shkuar atje me profil shume te larte politik e Serbia ne nivel te keshilltareve e here se keto nuk jane biseda teknike por politike dhe se ketu eshte instaluar sundimi i pakices.

Teorikisht keto argumente mund te jene te verteta ose se paku ndonjera prej tyre. Mund te ndodhe edhe qe asnjera prej tyre te mos jete e qendrueshme. Mirepo per te diskutuar rreth validitetit apo jo te argumenteve dikush duhet te degjoje. E ketu gatishmeria per te degjuar eshte minimale kurse per te bere zhurme dhe per te ndjellur panik eshte maksimale sic eshte maksimale deshira per ta marre pushtetin me cdo kusht.

Mirepo t8217i trajtojme ndaras keto argumente te kundershtareve te dialogut me Serbine.
Pse ne qenkemi te papergatitur per te biseduar me palen serbe ta zeme nese bisedat jane teknike

Pra nese e marrim si te mireqene premtimin e Qeverise se ne Bruksel do te bisedohet vetem per CEFTA8217n hapesiren ajrore rrymen ujin pse duhet te dyshojme aq shume se nuk do te dime te perballemi profesionalisht me palen serbe Ne tash e nje dekade i kemi te themeluara institucionet qe udhehiqen prej kuadrove qe paguhen per t8217i trajtuar te gjitha keto probleme. Nese as per nje dekade ne nuk kemi qene ne gjendje t8217i identifikojme problemet teknike qe na e rendojne jeten per shkak te sabotazheve qe na i shkakton shteti serb atehere me mire mos te ekzistojme fare si shtet. Mirepo une nuk e ve ne dyshim se ne ate zyren e vogel por te famshme te Cooperit ne Bruksel edhe perfaqesuesit e Doganave te Kosoves edhe ata te KEK-ut edhe ata te ministrive te ndryshme do te jane mjaftueshem te pergatitur sa per te treguar se ku na dhemb me se shumti. Jam i bindur qe dikush do te dije te tregoje atje se mallrat e prodhuara ne Kosove sot e kesaj dite nuk mund te depertojne ne tregun serb kurse mallrat serbe jane pjese e pandashme e frigoriferit dhe tryezave te seciles familje kosovare. Pra nuk kerkohen asgje me shume se sa njohuri mesatare ose nen mesatare per t8217i identifikuar problemet teknike.
A shkojne keto bisedime ne favor te shtetit serb

Absolutisht e mundshme. Mund te ndodh qe fqinji i yne armiqesor perfiton me shume prej ketyre bisedimeve dhe ne do te plasim nga marazi per kete fakt mirepo a eshte kjo arsye qe t8217i thuhet jo dialogut Si t8217i zgjidhim atehere problemet qe i kemi Me lufte Nuk e besoj qe po mendoni ne kete opsion sepse nese jeni duke menduar keshtu atehere aleatet tane te luftes se vitit 1999 dhe te gjithe ata qe na kane njohur si shtet te pavarur do te rreshtoheshin krah per krah me palen tjeter. Ju qe kujdeseni aq shume per reputacionin tone ne bote paramendojini titujt ne gazetat europiane kur do te shkruanin se Kosova iu tha jo bisedave sepse Serbise po i bien me mire. Gallate e madhe. Personalisht madje as nuk mendoj qe kjo eshte e vertete. Nese Serbia po e kerkon anetaresimin ne Bashkimin Europian dhe per kete i nevojitet t8217i zgjidh disa ceshtje me ne nje dite tjeter qofte kjo edhe pas disa vitesh edhe ne do te kemi nevoje qe t8217i kemi te zgjidhura disa probleme me Serbine. Kjo pervec tjerash perndryshe ceshtjet qe do te diskutohen ne Bruksel jane ceshtje qe e rendojne ekskluzivisht qytetarin. Po te mos ishte anetaresimi ne Bashkimin Europian Serbia do te mund te jetonte e lumtur nder shekuj sepse problemet qe jane ne Kosove nuk e rendojne aspak jeten e qytetareve te atij vendi. Pra Serbise i intereson qe te dialogoje me Kosoven ne menyre qe te behet pjese e Bashkimit Europian kurse ne kemi interes qe te dialogojme me Serbine qe t8217ua hapim tregun prodhuesve kosovare qe ta ndalim evazionin fiskal ne veri qe t8217i shkurtojme rruget ajrore qe t8217i kthejme librat kadastrale. Ka edhe shume qe te tjera por me e rendesishmja eshte qe dialogut ne menyre te civilizuar mund t8217i thote JO vetem ndonje vella ideologjik i Muammar El Gaddafit.

A ka Kosova tjera prioritete apo dialogu eshte prioriteti kryesor

Padyshim se ne vendin tone ka shume probleme qe e rendojne jeten e qytetareve dhe se dialogu mund te mos jete as ne top 10 problemet kryesore. Mirepo prej kur nje shtet merret vetem me nje problem ne te njejten kohe Nuk besoj qe tash gjate gjithe kohes kur ka dialog ne Bruksel ne ketu duhet ta ndalim jeten. Paralelisht Qeveria e Kosoves mund dhe duhet qe te vazhdoje me punet ditore. fare lidhje ka per shembull nese Edita Tahiri gjendet ne Bruksel dhe ne te mos bejme asgje ne shendetesi drejtesi infrastrukture apo kulture. Fare lehte dhe paverejtshem mund te ndodhe qe Edita te jete ne zyren e vogel 8211 por te famshme te Cooperit 8211 kurse Ferid Agani duke inicuar reformat ne shendetesi Hajredin Kuqi ato ne drejtesi e keshtu me radhe. Nuk eshte e thene qe kur marrim ndonje iniciative per t8217i zgjidhur problemet e qytetareve te jemi te gjithe koke me koke ne Kosove. Prandaj besoj une ndahen edhe sektoret dhe caktohen pergjegjesite e secilit prej nesh. Prej te gjitha argumenteve pse nuk duhet te bisedohet ky i prioriteteve me duket me i marri.

A gaboi Kryeministri kur e caktoi nje zevendes te tij si shef te negociatave

Perpara se te provoj te jap nje pergjigje rreth kesaj dileme kisha dashur te pyes se a ju duket fraze e njohur kjo A e mbani mend konferencen e Rambujese kur Serbia merrte pjese me politikane te liges se trete kurse delegacioni i shqiptareve te Kosoves nuk e kishte lene mbrapa ne Kosove askend qe ishte dikushi. Edhe ne ate kohe kishte paranoja te tilla se Serbia po tallej me ne. Epilogun besoj e dini te gjithe. Pra nuk me duket shume pune e zgjuar qe te provojme qe pervec ekipit tone ne negociata te provojme ta caktojme edhe ekipin e shtetit fqinj. Per ne eshte e mjaftuesheme qe te bindemi se pala qe gjendet ne tryezen e bisedimeve legalisht e perfaqeson shtetin serb. Nese ai eshte keshilltar apo minister apo i sapoliruar nga burgu per kete le te vendos Presidenti Boris Tadic dhe Qeveria e Serbise. Ne na mbetet vetem qe ta caktojme perfaqesuesin tone. Dhe une mendoj se Edita Tahiri e ploteson profilin e deshiruar per te qene artileria jone ne keto biseda. Ndac quajeni zevendeskryeministre ndac kordinatore e ndac perfaqesuese speciale e rendesishme eshte qe znj. Tahiri ta kryeje detyren me pergjegjesi.

A jane keto biseda teknike apo politike

Dikush thote se me perfaqesuesit e shtetit serb edhe pirja e nje kafeje eshte akt politik. Madje edhe nje miremengjes nese i themi njeri-tjetrit ky gjest fare lehte mund te trajtohet si veprim strikt politik. Atehere krejt cka u mbetet perfaqesuesve tane ne biseda me palen serbe eshte qe as te mos pijne kafe e as te mos pershendeten por vetem te bisedojne. Kjo po tingellon qesharake por ne fakt qesharake jane insinuatat e tilla te bera prej perfaqesuesve te partive opozitare. Qeveria e Kosoves e ka thene qarte se me palen serbe do te bisedojne strikt per probleme teknike dhe se per kete jane zotuar edhe miqte nderkombetare te Kosoves qe jane edhe garant i pavaresise se Kosoves. Ndersa nese ndokush prej Qeverise ose vete udheheqesja e bisedave provon qe ta tejkaloje mandatin qe i eshte caktuar me rezolute te aprovuar ne Kuvendin e Kosoves atehere forcat opozitare le t8217ia zene priten po ne Kuvend. Nuk besoj qe ndonje qeveri do te mund te qendroje ne kembe nese kunder vullnetit te qytetareve te vendit 8211 e dihet cili eshte ai vullnet 8211 provon te arrije marreveshje tinzare me shtetin serb. do veprim i tille torollak i dikujt vetem sa do t8217iu shkonte per shtati forcave opozitare dhe do ta shpiente vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme. Pra pritni e shihni.

A po vendos ketu pakica per fatin e shumices

Ne kete dileme shume paster eshte pergjigjur ne nje kolumne te tij Petrit Selimi javen e kaluar mirepo po provoj ta shtoj edhe ndonje gur ne kete mur se ne fakt nuk po vendos pakica per fatin e shumices por ne perputhje me Kushtetuten ne fuqi ketu po vendos fituesi i zgjedhjeve. Dhe se kush konsiderohet fitues dhe kush humbes kjo tashme dihet. Subjekti politik ose koalicioni qe arrin t8217i siguroje 61 ulese ne Kuvendin e Kosoves ai ka te drejte qe ta krijoje qeverine dhe sekendejmi edhe te 8216sundoje8217 me vendin. A jane keta 61 deputete mostra reprezentative e vendit dhe a e perfaqesojne keta shumicen Pak ka rendesi kjo nese per t8217u caktuar rregulla te tilla ka vendosur shumica dermuese. Pakon e Ahtisaarit qe e dizajnon menyren e formimit te institucioneve e kane votuar rrafsh te gjitha forcat serioze politike ne vend te cilat tash po frikesohen prej pjelles se tyre. Kush ka qene me i zeshem se Veton Surroi per me shume te drejta te minoriteteve ne vendin tone Me te drejte ndoshta ankohej ne vitin 1999 per klimen fashiste qe shumica po e krijonte per pakicen serbe ne Kosove. Edhe pse tash jam i bindur se dicka ka ndryshuar ne pikepamje. Ose ndoshta pikepamjet ia ka ndryshuar pragu zgjedhor i vitit 2007. E ka bere pak me ekstremist dhe doreshtrenguar ne raport me te drejtat e minoriteteve. Megjithate edhe ate prag vete e kishte kerkuar sikurse edhe te drejtat e serbeve. Tash le te argetohet me idete e tij interesante politike.

Perndryshe ne kolumnen e tij Petrit Selimi e kishte marre nje shembull nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes e une po e marr nje shembull nga Britania e Madhe. Ka kohe qe ne kete ishull ka nisur debati per ta ndryshuar Ligjin Zgjedhor sepse vota popullore nuk eshte ne perputhje me perfaqesimin e partive ne Parlament. Konsiderohet se ne Britani te Madhe mbi 60 per qind e votuesve jane liberale mirepo per shkak te sistemit te paster mazhoritar forcat konservative shumicen e kohes e udheheqin vendin. Dhe madje keto forca kryekeput per shkak te interesave te tyre politike nuk pranojne as te behen reforma ne sistem zgjedhor. Ata nuk e perfaqesojne shumicen e popullates por e perfaqesojne nje marreveshje shoqerore per te cilen jane dakorduar shumica. Ngjashem eshte edhe ketu.

Apo jo

Nuk e besoj qe forcat tona politike po talleshin kur po caktonin kornizat e funksionimit te shtetit.

Deputet i PDK-se ne Parlamentin e Kosoves. Kjo kolumne eshte shkruar per Gazeten Express

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeBerat Buzhala

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›