E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimet, furtunë shkarkimesh në Krujë

Drejtori i përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Sahit Dollapi, nisi dje në Durrës analizën vjetore për realizimin e planit të arkëtimeve dhe humbjeve teknike. Mësohet se treguesit e zonës së Durrësit, që përfshijnë Krujën dhe Fushë-Krujën, nuk janë realizuar. Për këtë arsye, Dollapi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e filialit të OSSH-së në Krujë, Petrit Guni, si dhe përgjegjësin e shitjeve, Gëzim Uka. Po ashtu, mësohet se janë larguar nga detyra kryeinxhinieri i Durrësit, Mirand Lipo, si dhe shtatë faturistë dhe elektricistë në Krujë dhe Fushë-Krujë. Analiza tjetër pritet të zhvillohet sot në Elbasan dhe nesër në Fier. Dollapi mësohet të ketë thënë se përgjegjësisë nuk do t‘i shpëtojë askush që nuk ka rezultate. Pak kohë më parë, degët nëpër rrethe të OSSH u shoqëruan me largime të shumta, në rang drejtorësh, për faktin se nuk kishin realizuar planin. OSSH ndodhet në fazën përfundimtare të privatizimit, ku objekt diskutimi me kompaninë ceke vazhdon të mbetet paraqitja e dobët financiare e kompanisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›