Shtyhet afati për zhvendosjen e depozitave
Ndërprerja e aktivitetit të përpunimit të karburanteve në Portin e Durrësit dhe Shëngjinit, projekt i nisur që në vitin 2003, duket se do të zgjasë edhe për ca kohë. Qeveria "Berisha" kishte marrë vendimin në korrik të 2007-ës për zhvendosjen e të gjitha depozitave me naftë dhe gaz, në zonën e Porto Romanos, pranë qytetit të Durrësit, aty ku mendohet se do të ndërtohet edhe parku energjetik. Sipas vendimit, kompanive të importit të karburantit u lihej afat fundi i dhjetorit 2008, pasi procesi i zhvendosjes së depozitave kërkon kohë dhe para shtesë. Dhjetori iku dhe tani në janar, kompanitë e importit vazhdojnë ende të shkarkojnë sasi të konsiderueshme karburanti në portet e Shëngjinit dhe Durrësit, duke shkelur hapur vendimin e qeverisë. I pyetur nga "Shqip", kreu i Inspektoratit të Naftës dhe Gazit, Ilir Kurti u shpreh se afati për zbatimin e VKM-së është shtyrë për në muajin mars 2009, në mënyrë që t‘u lihet kohë në dispozicion kompanive importuese. Shkaku për moszbatimin e vendimit të qeverisë lidhet me ngadalësimin e projektit për ndërtimin e pontilit në Porto Romano, nga ku do të shkarkohen të gjitha sasitë e karburantit. Nga vendimi përjashtohet vetëm Porti i Vlorës, në të cilin do të vijojë përpunimi i naftës, duke qenë se synimi i qeverisë mbetet ndërtimi i një parku energjetik.
Depozitat
Problemi i depozitimit të naftës dhe gazit në Portin e Durrësit dhe Shëngjinit është ngritur me kohë, duke qenë se pozicioni i tyre ndodhet shumë pranë qendrave të banimit. Nisur nga shqetësimi i vazhdueshëm dhe garantimi i sigurisë për banorët, qeveria ndërmori hapin e guximshëm për t‘i zhvendosur në zonën e Porto e Romamos, duke miratuar edhe zbatimin e projektit për ndërtimin e një pontili, nga ku do kalohej e gjithë sasia. Në total, kapaciteti i depozitave llogaritet rreth 50 mijë tonë, nga ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tetë kompani. Një pjesë e tyre kanë nisur punën për ndërtimin e impianteve të reja në Porto Romano, ndërsa paralelisht nuk kanë reshtur punën për shkarkimin e gazit dhe naftës në të dyja portet. Kreu i Inspektoratit Qendror dhe Teknik, Ilir Kurti, ka shpjeguar për gazetën arsyet e kësaj vonese, e cila lidhet më shumë me procesin e ndërtimit të portit ri në Porto Romano. Mësohet se projekti ndodhet drejt fundit, ndërsa problem mbetet neglizhenca e kompanive që kanë ende në funksion depozitat në Durrës.
Letra
Letrës së dërguar nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, në muajin shkurt 2008, ku i kërkohej kompanive në Durrës një qëndrim sesi do të veprojnë për zhvendosjen e impianteve, subjektet importuese i janë përgjigjur jo plotësisht negativisht. Në përgjigje të letrës, shoqëritë e karburanteve i kanë kërkuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë, një dëmshpërblim, në kushtet e prishjes së kontratave disavjeçare që kanë me shtetin, por edhe të kostos për ndërtimin nga e para të depozitave në Porto Romano, zonë bregdetare fare pak kilometra larg Durrësit. Në Portin e Durrësit janë të instaluara depozitat e pesë shoqërive, kryesisht greke, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre prej vitesh, ku edhe pse e kanë rritur masën e sigurisë, prania e tyre fare pranë qendrës së banimit përbën rrezik për banorët. Përveç kësaj, kompanitë e importit të karburantit shprehen se afati i vendosur nga qeveria, për zhvendosjen e depozitave brenda muajit dhjetor 2008, është i pamjaftueshëm.
Vendimi
Qeveria, më datë 25 korrik 2007, duke iu referuar ligjit "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar, me propozimin e ministrit Ruli, mori vendimin për ndërprerjen e veprimtarisë së përpunimit të anijeve, që transportojnë naftë, gaz dhe nënprodukte të tyre, në Portet e Durrësit dhe të Shëngjinit, brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, i cili tani është shtyrë deri në mars.
Porto Romano
Zona e Porto Romanos është krijuar enkas si park energjetik, me vendim qeverie. Në këtë zonë, konkretisht për kompanitë e karburanteve që operojnë në Portin e Durrësit, METE vuri në dispozicion rreth 57 hektarë tokë, por këto të fundit kanë kërkuar informacion shtesë rreth pronësisë së tokës. Koncepti i zhvillimit të Porto Romanos bazohet në dy plane. I pari lidhet me parkun energjetik, ndërsa i dyti për krijimin e një zone të lirë ekonomike.