Klinsmann: Sjellja e Podolskit është zhgënjyese
I mbyllur nga dyshja Toni-Klose, Lukas Podolski ka njoftuar prej kohës se dëshiron të largohet nga Bajerni i Mynihut. Një sjellje që e ka shqetësuar trajnerin e bavarezëve, Jurgen Klinsman. "Është zhgënjyese të shikosh një talent të tillë të dorëzohet, pasi nuk pranon konkurrencën e dy lojtarëve të tjerë. Do të kisha preferuar që Podolski të kishe demonstruar gjithçka, por ai deri tani nuk ka luftuar aspak për të fituar një vend si titullar në skuadër".