Dështimi i Italisë, jehonë në shtypin e huaj
Francezja “L’Equipe” e përshkruan me titullin “Italia, dështimi tjetër”, duke iu referuar pikërisht eliminimit të Francës dy ditë më parë në po të njëjtën mënyrë. Në Spanjë, më e madhja sportive, “Marca”, e titullon në italisht: “Arrivederci Italia” (Mirupafshim Itali), kurse “As” është disi më e ashpër: “Itali qesharake, jashtë botërorit”. “Italianët humbën, ata që në 2006-ën vranë ëndrrën tonë të verës”, shkruan gjermania “Bild”, duke sjellë ndërmend eliminimin në gjysmëfinalen e botërorit të kaluar.
Në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Në shtëpi me turp”, ndërkohë që “Tuttosport” nuk ka dyshime: fajtori është vetëm një, Lipi. “Corriere dello Sport” e titullon “Italia, çfarë turpi, jashtë dhe të fundit në grup”. Duke iu rikthyer të përditshmeve josportive, bie në sy “La Repubblica”, me titullin “Kurrë më të shëmtuar: Italia kthehet në shtëpi”. Kurse “Corriere della Sera: “Italia, lamtumirë botërorit”.