Japonia, fitore dhe kualifikim
Në Rustenburg mbizotëroi disiplina dhe vendosja e përkryer taktike në fushën e lojës, kundrejt një Danimarke që gaboi pikërisht në ndeshjen vendimtare. Honda në minutën e 17-të dhe Endo në të 30-tën, të dy me goditje dënimi, përgatitën rrugën drejt suksesit për Japoninë.
Jon Dahl Tomason riktheu në lojë danezët në minutën e 81-të, ndërkohë që ishte po ish-sulmuesi i Milanit që dogji mundësinë më të mirë për të barazuar. Dy minuta pas golit, Tomason gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërdoruar rastin më të volitshëm.
Ndërkohë, për t’i mbyllur llogaritë mendoi Okazaki, që realizoi golin e tretë për Japoninë tre minuta nga përfundimi. Kështu, përfaqësuesja japoneze kalon si e dyta e grupit E dhe në fazën tjetër do të ketë përballë Paraguajin, që e mbylli grupin F në vendin e parë.