"Faji im!"
“I marr të gjitha përgjegjësitë. Nëse skuadra hyri e terrorizuar fizikisht dhe emocionalisht në fushën e lojës, kjo do të thotë që trajneri nuk e ka përgatitur mirë ndeshjen në planin taktik dhe psikologjik. Më vjen keq për vdekje që e mbyllëm kështu”, u shpreh tekniku italian në përfundim të sfidës me sllovakët.
Sipas tij, problemi më i madh i ekipit ishte mospërgatitja nga pikëpamja psikologjike për të përballuar një ndeshje të kësaj rëndësie. “Më vjen keq që e lë ekipin në këtë gjendje. Vetëm këtë nuk e kisha menduar. Mbaj përgjegjësi të plotë për të gjitha zgjedhjet që kam bërë. I uroj fat pasardhësit tim dhe ju falënderoj për vitet e bukura që kaluam së bashku”, ishin fjalët e fundit të Marçelo Lipit si trajner i kombëtares “axurre”.