E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollanda cinike nuk fal as Kamerunin: 2-1

Në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit, dy herë finalistët e Kupës së Botës (’74, ’78) kanë shfaqur të njëjtën fytyrë si në dy përballjet e para. “Spektakli mënjanë, pikët kanë më tepër rëndësi”, është motoja e hollandezëve në botërorin e Afrikës së Jugut deri tani. Sfida kundër Kamerunit të Samuel Etosë nuk ishte përjashtim nga rregulli.

Robin van Persi kaloi Hollandën në avantazh në minutën e 36-të, pas një kombinimi me Van der Vart. Në të 20-tën e pjesës së dytë kapiteni Samuel Eto shndërroi në gol një 11-metërsh, duke i bërë afrikanët (të eliminuar që pas ndeshjes së dytë) të shpresojnë në pikën e parë të botërorit. Por nuk qe e thënë, pasi shtatë minuta para fundit Huntelar realizoi të parin gol personal në këtë botëror.

Përveç rezultatit pozitiv dhe vendit të parë në grup (kundërshtari i radhës është Sllovakia që mundi sot Italinë), tekniku Bert van Marvijk fitoi edhe mesfushorin Arjen Roben, i cili u rikthye pas një dëmtimi para fillimit të kampionatit botëror. Pikërisht nga këmbët e 26-vjeçarit u gatua edhe goli i fitores. Kurse për Kamerunin ky botëror ishte një dështim total, duke regjistruar tre humbje në grupin E.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›