E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi i buxhetit tek Njësia Nr. 4, banorët proteste para PS

TIRANË- Banorët e njësisë numër 4, Tiranë protestojë para selsië rozë pasi këkrojnë ndihmën e tyre ekonomike. Protesta e banorëve zhvillohet gjatë momentit ë kreu i PS-së zhvillon takimim ne trojkën e ambasadorëve.

Aleanca PS-LSI dështoi pasditen e djeshme  miratimin e rendit të ditës në Këshillin Bashkiak tek njësia 4. Anëtarët e PS-së bashkuan votat me anëtarët e LSI-së dhe rrëzuan rendin e ditës, me 12 vota kundër. 

Kreu i njësisë bashkiake nr.4, Hysen Xhura, pas dështimit të mbledhjes, e cilësoi aktin e këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së si veprim politik, në kurriz të qytetarëve për të cilët janë votuar. "Presim ndihmën ekonomike, janë 500 familje. Sot u bllokua dhe buxheti i njësisë nr.4 për investime; nuk është bërë për 11 vjet. U bëj thirrje këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së të mendojnë për interesat e qytetarëve. Falenderoj  nënkryetarin e PS-së në Këshill që u bashkua me PD-në. Iu them këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së që na kanë votuar, t'u shërbejmë qytetarëve, jo t'I bojkotojmë. Vendimi është  politik. 

Ne do e thërrasim prapë Këshillin, ne nuk do ndalojmë së reshturi për të mbrojtur interesat e banorëve të njësisë nr.4. Ne jemi pushtet vendor dhe jemi në shërbim të qytetarëve dhe jo politikës", - tha Xhura. 

(e./BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›