Kuvend, Ruçi: Përdhosët dhe politizuat KQZ. Patozi: Zgjedhjet do bëhen dhe PD do i fitojë
TIRANË- Seanca e Kuvendit nisi punimet e saj sot rreth orës 11:00 të paradites. Rendi i ditës nisi me diskutimin për pr/ligjin e aderimit të Shqipërisë në Marrëveshjen e Londrës për patentat, i cili ngjalli menjëherë debate në sallë. Pritet që debate të ngjallë edhe diskutimi për dy vendet vakant në KQZ, pas dorëheqjes të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita Denar Bibës dhe Albana Shtyllës.
RUCI: PS SOT DO FLASË VETËM PËR KQZ
"Zonjë e nderuar morën fjalën 6- 5 kolegë dhe zonjës Dade i preve fjalën. Se cfarë flet dhe si flet deputeti është në të drejtën e tij Kushtetuese. Por deputetët socialistë ishin brenda. Flasim për patentën evropiane. A ka patentë më të mirë evropiane që pushteti në Shqipëri nuk merret me votë të lirë dhe të ndershme, kur pushteti në Shqipëri nuk mbahet me votë. A ka diskutim më të mirë për të trajtuar problemin në këtë seancë pas një seance kur është vrarë besimi i shqiptarëve tek vota e lire që është patenta kryesore evropiane. a ka diskutim më të mirë kur 3 ditë më parë u vra pavarësia e institucionit të zgjedhje. Në vendin tonë shkelet kushtetuta dhe ligji, a ka patentë evropiane më të mirë se këtij vendi i mungojnë gjithçka por më shumë i mungon parlamentarizmi me gjithë këto shantazhe që bëni ju. A ka patentë më të mirë se ky vend nuk vuan nga mungesa e ligjit por nga moszbatimi i ligjit. E pra a ka më keq në cilin parlament të Evropes një kryetar i kuvendit i thotë deputetëve do ikni për lesh, po jju do ikni për kesh sene këtë vend drejtësia, shëndetësia, shërbimi arsimor blihet...do ikni se nuk ka pavarësi të institucioneve Kushtetuese dhe pavarësi të votës së lirë, se e keni lënë Shqipërinë në vendin e parë në Evropë për korrupsionin dhe se kriminaliteti është dyfishuar. Sot e kësaj dite me vjedhjen e votave në 2009 , nuk jeni mazhorancë se keni ardhur me vota të vjedhura. P na turpëroni para Evropës dhe po na diskrititoni dhe po na prishni me partnerët tanë evropian dhe amerikan dhe ju thoni po ikni për lesh.
Jemi fiks dy muaj para zgjedhjeve institucioni i kryesor i zgjedhje është inekzistent, ka vdekur Parlamentarizmi dhe besimi i shqiptarëve tek vota e lirë. Si nuk iu vjen marrë para vendit dhe me dergoni ftesen mua zoti Ruci plotëso vendet, cilat vende te atij institucioni që përdhoset dhe e morët peng dhe e bëtë të politizuar. I keni mbledhur shifrat e popullit, jeni opozitë me shifrat e popullit. Nuk behet fjalë as ne as ju të keni opozitën por të kemi institucione garante të votës së lirë të shqiptarëve. Kryefjala jonë sot do jen problemet që parashtrova”, tha Ruci.
BRACE: KUVENDIT TI KTHEHET LEGJITIMITETI
Ora 11:35 Në të njëjtën linjë ishin dhe deputetët e tjerë të PS-së, Mimi Kodheli dhe Erion Braçe. Ky i fundit kërkoi që t'i kthehej legjitimiteti Kuvendit dhe KQZ-së, që është cënuar, sipas tij, pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga LSI.
“Parlamenti nuk mund të funksionojë në mënyrë të tillë. të papërgjegjshmit që firmosin që janë ministrat nuk vijnë në Kuvend. Në rast se kjo quhet axhendë po zonjë është axhendë personale e mazhorancës suaj dhe ka të bëjë me qëllimet elektorale të partisë suaj. Ky ligj shoqërohet me një relacion. Nëse ka patentë të dytë evropiane dedikuar Shqipërisë janë zgjedhjet e lira dhe të drejta, dhe ju i hodhën në erë seancën që shkoi. Cënuat KQZ, i keni hequr legjitimitetin Kuvendit” akuzoi Brace.
KODHELI: PATENTONI ZGJEDHJET
Ora 11:22- Ndërsa deputetja e PS-së Mimi Kodheli tha se është me rëndësi që Shqipëria të aderojë në marrëveshjen e Londrës, por sipas saj, duhet që vendi të marrë patentimin e zgjedhjeve demokratike në radhë të parë.
“Ne nuk mund të flasim për nenin 65 të marrëveshjes së Londrës, pa folur për patentimin e zgjedhjeve, pasi PS do që KQZ të funksionojë si një institucion i pavarur. Shqipëria duhet të jetë pjesë e asaj familje evropiane, por të të respektojë ligjet dhe zgjedhjet të realizojë një seancë të legjitimuar, vetëm kështu do bëjmë të mundur të jemi pjesë e patentave evropiane, të jemi pjesë e vendeve që marrin patentën e zgjedhjeve demokratike në radhë të parë”.
DADE: PARLAMENTI SHKELJE FLAGRANTE, TOPALLI I PRET FJALEN
Ora 11:10- Teksa diskutohej për aderimin e Shqipërisë në Marrëveshjen e Londrës për patentat, deputetja e PS-së Arta Dade, tha gjatë fjalës së saj se sot ka rëndësi më shumë se kjo marrëveshje, funksionimi i këtij parlamenti.
‘Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk bën zgjedhje të lira. Ky parlament ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës”, tha ajo duke iu referuar shkarkimit të anëtarit të KQZ-së Ilirian Muho.
Pas fjalës së saj kryeparlamentarja Topalli i ndërpreu fjalën, duke i kujtuar se është jashtë rendit të ditës.
“Nëse keni ardhur me axhendë tjetër këtu është e përcaktuar, mund ta bëni kudo tjetër por jo këtu”, është shprehur Topalli.
KUVENDI DISKUTON SOT PER VAKANCEN NE KQZ
Situata e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy anëtarëve të propozuar nga opozita Denar Bibës dhe Albana Shtyllës, pritet të jetë sot në qendër të debatit të seancës plenare të Kuvendit.
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarja Albana Shtylla u tërhoqën nga detyra pas miratimit të hënën nga maxhoranca të kërkesës së saj për zëvendësimin e anëtarit të propozuar nga LSI, Ilirian Muho.
Në zbatim të kodit zgjedhor dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, paraqitjen e propozimeve për plotësimin e dy vendeve të mbetura bosh.
Por, kryetari i PS, Edi Rama, la të kuptohet se ato mund të mos plotësohen aq shpejt, kur u shpreh se "këtu nuk flasim për zëvendësim personash, por për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së".
(m.a/BalkanWeb)