Shqiperi Amb. Sekui nenvizon problemet e verejtura ne raportin e BE
Duke paraqitur sot ne Shkoder gjetjet kryesore te Raport Progresit per Shqiperine per vitin 2011 te miratuar nga Komisioni Europian 6 dite me pare ku nenvizohet se Shqiperia ende nuk ka plotesuar kushtet per hapjen e negociatave ambasadori i BE ne Shqiperi Etore Sekui tha se Raport Progresi jep nje panorame te gjendjes se Shqiperise por edhe cfare duhet te behet ne planin afatashkurter dhe ate afatgjate per te kapercyer ngercin e krijuar.
Ne dhjetor tha ambasadori Sequi Keshilli i BE do te mblidhet per te diskutuar dhe miratuar Raport Progresin per Shqiperine kohe kjo kur Shqiperia duhet te jape sinjale te forta ne drejtim te perpjekjeve per permbyshjen e kritereve.
Une mendoj tha ambasadori i BE ne Shqiperi se periudha qe nga dita e sotme dhe deri ne dhjetor kur do te mblidhet Keshilli i BE duhet te perdoret per te dhene sinjale qe tregojne se Shqiperia do te kete bere progres te prekshem ne permbushjen e 12 prioriteteve kyce te vena nga BE. Pra eshte teper e rendesishme qe tu jepen sinjale pozitive shteteve antare te BE dhe perfaqesuesve te tyre ne momentin kur ata do te diskutojne per Raport Progresin dhe situaten ne Shqiperi.
Prandaj theksoi ambasadori Sekui eshte teper e nevojshme dhe e rendesishme qe i gjithe vendi ne fakt e gjithe shoqeria dhe te gjithe aktoret politike te jene te bindur dhe te bashkuar ne faktin se ky eshte nje objektiv kombetar qe duhet arritur.
Ambasadori i BE ne Shqiperi tha se kane kalur vetem 6 dite nga publikimi i Raport Progresit kohe kjo relativisht e shkurter per te pare hapa konkrete por ai shtoi se ishte i inkurajuar nga te gjithe aktoret politike dhe te shoqerise civile me te cilet kishte biseduar.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me debatet dhe gjuhen e perdorur ditet e fundit mes perfaqesuesve te Presidences dhe Parlamentit ambasadori i BE ne Shqiperi u pergjigj ne menyre diplomatike duke u shprehur se preferonte gjuhen e bashkimit.
Nje nga motot kryesore te BE tha ambasadori Sequi eshte se jemi te bashkuar ne diversitetin tone. Kjo do te thote se ne Europe kemi gjuhe te ndryshme por qe ne serish e kuptojme njeri-tjetrin. Pergjigja ime eshte teper e thjeshte Gjuha ime e preferuar eshte bashkimi.
Duke perfunduar ambasadori i BE ne Shqiperi tha se Raport Progresi per Shqiperine duhet pare si nje mjet per tu bashkuar dhe jo per tu ndare dhe si nje mundesi tjeter qe i jepet Shqiperise dhe shqiptareve