Korçë, 15 vjeçari vret, 4 ditë pas lirimit nga burgu
KORÇE- Qyteti është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje e ndodhur në bulevardin “Fan Noli”.
Një 24 vjecar ka mbetur i vrarë me thikë, ndërsa janë plagosur 2 vëllezër rreth orës 20: 30 minuta të së hënës, ndërsa i akuzuari si autor kryesor është një djalosh vetëm 15 vjec.
Viktima është Dorian Koçaqi, 24 vjeç, ndërsa të plagosurit janë vëllezerit Elton dhe Altin Beluli përkatësisht 20 dhe 23 vjeç.
Policia thotë se vrasja ka lidhje me një konflikt të ndodhur një javë më parë (9 tetor), kur rivaliteti i dy grupevëe të rinjsh përfundoi në plagosjen e 4 personave, mes tyre dhe të një polici.
Më 9 tetor nga një sherr me armë e mjete të ftohta u plagosën N.Samarai 24-vjec, D.Metko 24- vjec dhe E.Shehu 23-vjec.
Policia arrestoi D.Muhameti dhe Nikolin Kapurani, 15 vjeç, si autorë të plagosjes së ndodhur në
në lagjen numër 11 në në ambientet e diskos Galaksi.
Prokuroria kërkoi masën e “arrestit shtëpiak” për adoleshentin, por gjykata kishte vendosur lirimin e tij. Katër ditë pas lirimit nga burgu, Nikolin Kapurani mesaduket tentoi të hakmerret ndaj grupit rival.
Dy vëllezërit e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia është vënë në ndjekje të adoleshentit, i cili duke përfituar nga errësira është larguar në drejtim të paditur.
(s.g/BalkanWeb)