Kosove Serbet ne veri kundershtojne zhbllokimin e rrugeve
Disa qindra pjesetare te komunitetit serb ne veriun e Kosoves protestuan sot ne afersi te komunes se Zubin Potokut ne kundershtim te thirrjeve per menjanimin e barrikadave ne ate zone. Forcat paqeruajtese te NATO-s u kane bere thirrje serbeve lokale qe deri neser te zhbllokojne rruget ne ate zone te cilat po mbahen te bllokuara ne shenje kundershtimi ndaj vendosjes se policise kufitare dhe doganiereve te Kosoves ne vendkalimet kufitare me Serbine.
Forcat paqeruajtese thane se protestuesve serb u eshte dhene mundesia qe gjate fundjaves dhe sot te bejne zhbllokimin e pakusht te te gjitha rrugeve me qellim te vendosjes se levizjes se lire. KFOR-i ka terhequr verejtjen se nuk do te lejoje bllokimin e rrugeve per nje kohe te gjate ndersa barrikadat i ka cilesuar te paligjshme.
Te pakten 11 veta u plagosen ne fund te shtatorit gjate nje perleshjeje ndermjet forcave te NATO-s dhe protestuesve serbe ndersa ne korrik nje pjesetare i policise se Kosoves u vra ne nje prite ne veriun e banuar me shumice serbe.
Beogradi i cili kundershton pavaresine e Kosoves kerkon qe ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian te perfshihet statusi i vendkalimeve kufitare me Serbine ndersa Prishtina refuzon te diskutoje me Beogradin cdo ceshtje qe ka te beje me rregullimin e brendshem te Kosoves.
Komisioni Evropian vendosi rifillimin e bisedimeve me Kosoven si kusht per fillimin e dialogut per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.