E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi kërkon nga ministrat t’i kryejnë punët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e komisionit ndërministror për integrime evropiane, edhe një herë ka kërkuar nga të gjithë ministrat plotësimin e kritereve që dalin nga raporti i studimit të fizibilitetit.

Kryeministri Thaçi, më tej është fokusuar në tri çështje kryesore, në atë të plotësimit rekord të kritereve afat shkurtra , të cilat dalin nga raporti i studimit të fizibilitetit ,vazhdimi i reformave që dalin nga po ky raport si dhe themelimin e ekipeve teknike-negociatore me BE-në.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të bëjë gjithçka që është e mundur për miratimin sa më të shpejt të ligjit për konfiskimit të pasurisë, luftimin e krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›