E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi i tifozeve te pushtetit

Kjo jave politike u mbyll me deshtimin e delegacionit te perbashket BE-Shqiperi per te dale me nje dokument konsensual ne lidhje me rrugezgjidhjen e krizes se zgjatur te politikes sone aktuale. Nje dokument konsensual qe do te sherbente mbase si hap i pare per zbatimin ne praktike te Rezolutes se fundit te Parlamentit Europian per menyren e daljes nga kjo krize politike qe po e lodh vendin duke u kthyer ne krize te pergjithshme. Ne nje krize te pergjithshme aq te rende sa nuk e fsheh dot as zhurma e teneqeve te propagandes pushtetare e mbetur dhe sot e kete dite ne kohet e shkuara e te harruara te Revolucionit Kulturor Kinezhellip

Kjo zhurme propagande bajate per Vendin e pare ne bote qe mezi merr liberalizimin e vizave i fundit ne Ballkan per ekonomine me te fuqishme te botes qe po rropatet per te lare borxhet me borxhe te reja per rritjen me te madhe te pensioneve ne bote ne nje kohe qe cmimet dhe inflacioni jane rritur disa here me shume se pensionet per reformat me te medha te zhvilluara ne bote kur ligjet qe mund te quhen reforma nuk mund te miratohen dot me gjysmen e Kuvendit per suksesin e papare te luftes kunder korrupsionit ne nje kohe qe gjysma e kabinetit qeveritar akuzohet per korrupsion nga vete ministrat e saj te shkarkuar e bente palen shqiptare te perfaqesuar ne bisedime me nga shtate deputete te dukej me shume si perfaqesuese e atyre shtate anarkive qe pershkruante dikur Noli ynehellip

Aq te vjeter dukeshin perfaqesuesit e pushtetit aktual te Tiranes ne ate tryeze te perbashket me Europen e Bashkuar sa na u nervozua dhe vete tifozja e thekur dhe aq e njohur e pushtetit tone aktual zonja e nderuar Pak. U nervozua aq shume sa bojkotoi dhe tryezen e perbashket megjithese ka kaq kohe qe anatemon gjysmebojkotin qe i ka bere opozita jone gjysmekuvendit te Rruzhdieshellip

Zonja e nderuar Pak nuk ka pak por ka vite te tera qe na ka ardhur me shume si tifoze e thekur e nje pale sesa si perfaqesuese e paanshme e institucioneve te Europes se Bashkuar. Atehere perse te nervozohet aq shume kur e refuzon pikerisht pala qe ajo e ka mesuar ta mbroje si tifoze edhe kur vjedh votat edhe kur ben grushte shteti edhe kur ben revolucione kulturore te tipit te vjeter kinez...

Zonja Pak sikurse dhe tifozet e tjere te pushtetit te Tiranes ne institucionet europiane duhet te kujtoheshin te hiqnin dore nga tifozlleku me pushtetin mbase ca kohe me perpara se te refuzoheshin ne ate tryeze te perbashket nga te perkedhelurit e tyre qe e kane shtyre Shqiperine ne kete krize te rende politike edhe me mbrojtjen e paprincipte te ketyre lloj tifozeve te importit si zonja e nderuar Pak apo tifozeve te tjere te pushtetit te Tiranes qe mjerisht vijne tek ne si perfaqesues te institucioneve europiane.

Kujt nuk i kujtohet per shembull rasti i z. Grosruk i cili erdhi si perfaqesues i larte i OSBE-IDIR-it ne zgjedhjet e shkuara dhe na doli mitingjeve te partise ne pushtet si per te na paralajmeruar se kush do ti fitonte ato zgjedhjehellip Si te pranonte pastaj ky zoteri se ato zgjedhje u manipuluan nga pushteti i Tiranes kur manipulimin e atyre zgjedhjeve e kishte filluar i pari ai vete

Dhe nuk se keta dy tifoze te nderuar te pushtetit te Tiranes jane te vetmit qe harrojne si pa dashje te perfaqesojne institucionet europiane ne emer te te cilave na vijne ne Tirane. Mjafton ti hedhesh nje sy listes se shqiptareve qe zgjidhen si perfaqesues vendas te institucioneve nderkombetare dhe del qarte se sa te paanshme jane keshillat apo konkluzionet e statistikat e tyre - per shembull mbi korrupsionin qeveritar qe po mbyt jo vetem drejtesine dhe zbatimin e ligjit njelloj per te gjithe por edhe vete iniciativen e lire te biznesit qe nuk ka lidhje te ngushta me pushtetin - kur personat qe shkruajne raportet perkatese jane militante te thekur te pushtetit hellip

Eumlshte e natyrshme qe keto gjera te mos u bien ne sy tifozeve te pushtetit te Tiranes ne institucionet europiane por keta tifoze te pushtetit tone nuk kane te drejte te nervozohen aq shume pastaj sa te braktisin tryezat e bisedimeve parlamentare dhe aq me pak kane te drejte te anatemojne mbare Shqiperine e shqiptaret sepse nuk i degjojne as te perkedhelurit e tyrehellip

Prandaj dhe deshtimi i fundit i asaj tryeze te perbashket me BE-ne per te gjetur zgjidhjen e krizes shqiptare nuk eshte vertet deshtim i BE-se por eshte deshtim i tifozeve te pushtetit te Tiranes qe na vijne si perfaqesues te BE-se.

Se nuk jane kujtuar ndonjehere tifozet e pushtetit tone qe ketu duhet te vijne si tifoze te demokracise e te te drejtave te njeriut. Nuk jane kujtuar ndonjehere keta lloj tifozesh te importit me te suksesshem te pushtetit te Tiranes nuk jane kujtuar as te pyesin se ku shkojne e perse harxhohen ato parate e taksapaguesve te Europes qe akordohen per te modernizuar administraten e shtetit shqiptar. Shohin me syte e tyre sesi pushohen e zevendesohen me militantet politike me mijera punonjes shteterore te kualifikuar edhe me parate e Europes se Bashkuar dhe jo vetem qe nuk kane ndonje verejtje per pushtetin por e shohin te keqen tek opozita e madje dhe tek mbare populli i ketij vendi te munduar nga kriza politike e kthyer ne krize te pergjithshme. Nuk pyesin tifozet e importit me te suksesshem te pushtetit te Tiranes se pse duhet te vendosen edhe ne te gjitha institucionet nderkombetare monitoruese te punes se pushtetit tone vetem militante te thekur te ketij pushtetihellip

Nese vertet duan qe te dhe ne kete vend te perfaqesohen normalisht institucionet nderkombetare qe na ndihmojne te vendosim dhe ne shtetin e se drejtes e sistemin e demokracise te bazuar ne ligj e ne rend atehere duhet te mos na dergojne me tifoze pushteti e as te na caktojne neper institucionet e tyre ne Tirane ca tifoze te tjere vendas te pushtetit. Nese duan vertet qe te mos deshtojne me ne perpjekjet e tyre per te na ndihmuar qe dhe neve te nisim me kemben e mbare e jo me te majten e semure te perdorur si paterice e djathte udhen e progresit te mirefillte pa ate zhurmen e teneqeve te propagandes se vjeter te maoisteve qe donin te merrnin pushtetin e Maos plak udhen e progresit te vertete qe pasqyrohet ne permiresimin e perhershem te jetes se popullit e jo ne pasurimin e pushtetareve me pasurine e popullit atehere duhet qe tifozet te na i dergojne e shumta si delegate ne kongreset e partive homologe shqiptare te pakten ne emertim dhe si perfaqesues te institucioneve nderkombetare per zgjedhjet per ligjin e per demokracine te na dergojne njerez te pamberthyer nga tifoja per nje pale te vetme te kesaj politikes sone gjysmake.

Atehere besojme se nuk do te kete kaq shume deshtime te tryezave te perbashketa as tek restorant Krokodili dhe as ne strofken e krokodileve te pushtetit ne Tirane. Madje atehere do te shpetojne nga nervozizmi dhe zonja Pak dhe z. Grosruk e te gjithe tifozet e pushtetit. Sepse perfaqesuesit e mirefillte te parimeve te Europes se lirive kur na dergohen si gjykates te paanshem e dine mire ate qe shkruhet ne permbledhjen e legjislacionit te BE-se

Gjykim do te thote te vendosesh kulturen e mases te balances e te bashkepunimit dhe jo ate te dominimit te nenshtrimit dhe te refuzimit.

Mbase kete ua mesojne pastaj dhe pushtetareve tane per ti sheruar dhe ata me ne fund nga ethet e renda te pushtetit me cdo kusht e me cdo menyre e me cdo cmim. Se zhvillimin e perparimin e bien shtetaret e jo pushtetaret e semure.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›