Presidenti Kuvendi Te premten raundi i trete i votimit
Kuvendi vendos që të premten në orën 10:00 të zhvillohet raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Konferenca e Kryetarëve i paraqiti seancës së sotme parlamentare dy qëndrime atë të shumicës dhe të pakicës në parlament, lidhur me një çështje të tillë. Kështu u propozuar data 8 qershor nga mazhoranca dhe ajo 10 qershor nga opozita për zhvillimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidenti. Ndërkohë që seanca e sotme vendosi me 71 vota që raundi i tretë të zhvillohet pikërisht ditën e nesërme.