Sot raundi i III për Presidentin, prapë pa kandidat
TIRANE- Raundi i III per zgjedhjen e presidentit te vendit mbahet sot ne Kuvendin e Shqiperise ne oren 10.00.
Ne prag te zhvillimit të raundit te trete te votimit, maxhoranca dhe opozita ende nuk kane gjetur nje kandidature konsensuale.
I vetmi kandidat per President mbetet gjyqtari, Xhezair Zaganjori, i propozuar nga maxhoranca, por që opozita nuk ka dhene konsesusin per emrin e tij.
Vendimi i mor nje dite me pare, ne seancen e radhes se parlamentit, me 71 vota pro, 58 kundër dhe 1 abstenim.
Kuvendi miratoi kështu propozimin e bërë nga maxhoranca në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Opozita nuk dha konsensusin e saj, pas kishte kërkuar që votimi të mbahej më 10 qershor.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino ka takuar , kryeministrin Sali Berisha, kreun e opozites, Edi Rama si dhe kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, ku teme kryesore e bisedimeve ka qene zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes.