E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova i bën benë Nikoliçit

Tomislav Nikoliç / Foto arkiv

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, mund të arrestohet nga policia e Kosovës, në rast se vendos që të hyjë në territorin e Kosovës pa marrë leje paraprakisht nga qeveria e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për situatën nëse ai shfrytëzon kanalet ilegale për të hyrë në Kosovë dhe më pas takohet me policët kosovarë.

Një paralajmërim të tillë e ka dhënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të enjten.

Kushdo që hyn pa leje në vendin tonë, rrezikon që të ndeshet me ligjet tona dhe që të arrestohet. Nuk kemi dëshirë që të vihet deri te ajo pozitë me presidentin e Serbisë, mirëpo kushdo që e shkel ligjin është i barabartë, ka thënë i dyti i qeverisë.

Ai ka thënë se sikur Nikoliçi ta dorëzojë kërkesën për vizitë në Kosovë te Zyra e Bashkimit Evropian në Beograd, atëherë qeveria e Kosovës do ta shqyrtonte atë.

Ne e kemi një marrëveshje me BE-në në raport me këto vizita, në anën tjetër, duhet që të ndiqen të gjitha procedurat dhe ne do ta shqyrtojmë duke marrë parasysh interesin e vendit, Kushtetutën dhe ligjet tona, ka thënë Kuçi.

Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se presidenti serb ka shprehur interesimin e tij për të vizituar veriun e Kosovës në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. / Koha Ditore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›