E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi me aksin e Beratit

Rasti

Rruga 8 milionë lekë e inauguruar nga kryeministri një vit më parë, ndryshe nga sa u tha, shërben vetëm për të lidhur Beratin me fshatin Velabisht. Para zgjedhjeve elektorale, Berisha inauguroi rrugën hyrëse të qytetit të Beratit, e cila së bashku me urën e re mbi lumin Osum kushtoi disa milionë lekë, dhe parashikohej të ishte pjesë e boshtit të jugut, por në fakt ka ngecur duke u shërbyer vetëm disa banorëve të një lagjeje pranë qytetit për të kaluar në komunën ë Velabishtit. Burimet pranë drejtorisë Rrugore pohojnë se “aksi nuk do të jetë pjesë e Korridorin Jugor pasi plani aktual e devijon”. Sot kryeministri Berisha do të jetë sërish në Berat për të prerë shiritin e rrugëve dytësore dhe pritet t’i rikthehet sërish pjesës së korridorit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›