E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elena Ayusheeva, koncert në Tiranë

Stina Koncertore

Sopranoja ruse Elena Ayusheeva vjen në Tiranë pas një turneu të suksesshëm europian në vijim të Stinës Koncertore 2009-2010. Bashkë me orkestrën simfonike të RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi, ajo do të ngjitet në skenën e Akademisë së Arteve për të interpretuar disa nga ariet më të bukura të literaturës më të mirë operistike të kompozitorëve Verdi, Puçini dhe Bellini. Po kështu, orkestra do të interpretojë vepra të kompozitorëve Tchaikovsky, Shostakoviç dhe Webber. Sopranoja Elena Ayusheeva njihet për talentin si këngëtare operistike, që u vu në dukje sidomos me çmimet që ajo ka marrë në konkurset ndërkombëtare si “Dvorak” në çeki, në konkursin “Zëra Verdiane” në Itali apo “Galina Visgnievska” në Rusi. Elena është gjithashtu fituese e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar prestigjioz “Ganadores” që zhvillohet në Madrid të Spanjës. Ajo ka debutuar në rolin e Normës së Bellinit në festivalin ndërkombëtar “Aspendos” në Turqi, ka debutuar edhe në operën “Turandot” dhe “Aida” të Verdit. Në karrierën e saj operistike si soliste, Elena ka realizuar koncerte në qytete të ndryshme të Europës.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›