E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID mbështet bujqësinë

Sfida

Programi Konkurrueshmëria e Bujqësisë Shqiptare–USAID, prezanton “Programin e zhvillimit të lidershipit dhe ekzekutivit në industrinë ushqimore”, iniciativë që synon të nxisë investimet në tregtinë bujqësore. Gjatë fjalës së tij, drejtori i programit të AAC/USAID, Juan Estrada-Valle, tha se "Programi i zhvillimit të lidershipit dhe ekzekutivit në industrinë e ushqimit përbën një mundësi për sipërmarrësit që aktualisht operojnë në sektorë të tjerë të ekonomisë, për të përfituar njohuri rreth tregjeve ndërkombëtare agro-ushqimore dhe për të hyrë të parët në biznesin shqiptar të agro-eksporteve”. Veprimtaria u ndoq nga më shumë se 100 investitorë shqiptarë dhe të huaj. “Programi i zhvillimit të lidershipit dhe ekzekutivit në industrinë e ushqimit” do të zhvillohet në shtator të vitit 2010 dhe përmban seanca trajnimi intensive nga liderë globale të industrisë agro-ushqimore, i ndjekur edhe nga një vizitë studimore në kompanitë më të mëdha të zinxhirit të shitjeve me shumicë dhe pakicë në Bashkimin Europian.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›