Dështimi në Londër, Pellegrini merr “pushimet”
LONDER - Pasi ka humbur mundësinë e medaljes olimpike në 200 metra stil i lirë, Federica Pellegrini mendohet për të ardhmen. Humbja në këtë garë pas katër vitesh mbretërimi ka sjellë hidhërim për notaren italiane e cila zyrtarizon largimin nga noti të paktën për një vit. Pellegrini është e qartë kur analizon shkaqet e dështimit edhe pse nuk kërkon të akuzojë asnjë, madje as vetveten.
"Duhet të besosh tek gjithçka por nuk ishim në formë. Dhashë gjithçka por nuk qe e thënë të fitoja. Nuk pata mundësi për të marrë medalje se në të kundërt do tia kisha dalë. Mund të provojmë olimpiadën tjetër për medaljen e arit, por fatmirësisht nuk do të jetë vitin e ardhshëm. Në këto lojëra olimpike nuk erdhëm në formën e duhur. Edhe Magnini e evidentoi që nuk ishim në formë, asnjëra nga ne nuk mori rezultatet që priteshin, për një motiv apo një tjetër. Nuk dua të fajësoj askënd, madje as veten time. Vitin tjetër do të bëj pushim dhe mendoj që kjo do të më bëjë mirë, edhe pse nuk dëshiroja ta bëja në këtë mënyrë. Megjithatë kjo olimpiadë nuk mund të anulojë gjithçka që kam bërë deri tani".
Në karrierën e saj Pellegrini ka fituar medaljen olimpike në Pekin në 2008 në 200 metra stil i lirë. Gjithashtu 23-vjeçarja është kampione bote në 2009 dhe 2011 në 200 dhe 400 metra stil i lirë.
(er.nu/supersport/BalkanWeb)