E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Qarri i Kamzës kërkon ndihmën e shtetit për të shpëtuar kryebashkiaku Mziu

DEKLARATE E PRESIDENTIT TE KF KAMZA, NAIM QARRI

Nëpërmjet kësaj deklarate, dua ti drejtohem Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha dhe Ministrit të Kulturës Rinisë e Sporteve, z. Aldo Bumçi, për ti vënë në dijeni lidhur me veprimet e padenja të kryebashkiakut Xhelal Mziu, lidhur me ecurinë e klubit të futbollit Kamza si dhe me vënien në dispozicion të këtij klubi, stadiumin e qytetit të Kamzës.
Sqarojmë se:
Kam 6 vjet që drejtoj si president, klubin e futbollit Kamza, duke shpenzuar gjatë këtyre viteve shuma të mëdha parash, të cilat burojmë nga xhepi i financës time, para të fituara me djersë e gjak nga puna e përditshme e imja dhe e kompanisë Qarri – 02 të familjes time. Për këtë ekip kam shkrirë deri më tani pothuajse të gjithë pasurinë time dhe ndodhem drejt një falimentimi. Këtë e kam bërë për veten time si apasionant i sportit të futbollit, por në radhë të parë e kam bërë për ti ardhur në ndihmë edhe qytetarëve të Kamzës, të cilët gjithashtu janë apasionantë të kësaj loje.
Disa herë i jam drejtuar edhe miqësisht, por edhe zyrtarisht Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, lidhur me lëshimet e ambjenteve të klubit të futbollit Kamza siç është stadiumi Kamza, për stërvitjen e ekipit si dhe për zhvillimin e ndeshjeve përgatitore. Jo vetëm që nuk kam marrë përgjigje, nga ana e tij kanë ardhur vetëm mesazhe të padenja për një kryetar bashkie, por njëkohësisht nga ana e tij janë bërë edhe kërcënime edhe drejtuesve të tjerë të klubit për të dorëzuar drejtimin e klubit të futbollit Kamza.
Theksojmë se stadiumi Kamza është investuar me paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Kamzës dhe jo nga xhepi i kryetarit të Bashkisë dhe administrimi i tij i takon klubit të futbollit Kamza, të cilën e duan me qindra tifozë të këtij qyteti.
Nëpërmjet kësaj deklarate kërkoj ndërhyrjen e menjëhershme të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, lidhur me problemin në fjalë, në mënyrë që situata të mos përcepitojë dhe të denigrojë më tej duke acaruar tifozët e klubit të futbollit dhe gjithë qytetarët e Kamzës. Pasi moslëshimi I stadiumit do të përjashtojë Kamzën nga ky sezon futbollistik, duke mos përmbushur kushtin kryesor që FSHF, ka përcaktuar për ekipet pjesmarrëse në kampionatin kombëtar, që është ambjenti ku do të zhvillohen ndeshjet, pra impianti Kamza.

Kamza barazon 2-2 me Mamurrasin

Kamza barazon 2-2 në miqësoren me Mamurrasin Dy herë kanë kaluar në avantazh kamzalinjtë dhe dy herë kanë barazuar miqtë nga Mamurrasi. Kamza Mamurrasi 2-2 Kamza: Bytyçi, Balla, Muça, Lena, Ishka (Koleci), E. Rizvani, Mehmeti, Ruço, M. Aga, A. Rizvani, Prnezha. Trajner: Sajmir Malko Mamurrasi: Gjergji, Diego, Dega, Dema, Zeneli, Husa, Allmeta, Selaci, Alla, Hima, Dhëmbi. Trajner: Sinan Bardhi. Golat: 23` Balla, 76` Mehmeti / 37` 79` Bega

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›