E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Do të takohem me Perez për Kakanë

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ai do të takohet së shpejti me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për të biseduar mbi një transferim potencial të Kakas.

Milani publikisht e ka pranuar interesimin për yllin brazilin, i cili është i dashuri i tifozëve në San Siro pas gjashtë viteve të mrekullueshme me fanellën kuq e zi.

“Unë do të flas me Florentino Perezin në New York. Do të jetë shumë e vështirë për ne që të transferojmë Kakan, për shkak të pagës së tij të majme, por lojtari është pjesë e historisë tonë”, ka theksuar Galliani për Sky Sport Italia.

Problemi qëndron në atë se Real Madridi dëshiron ta shesë Kakan në mënyrë permanente, teksa Milani preferon ta transferojë 30 vjeçarin në formë huazimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›