Trukim në Olimpiadë, kinezet i lënë ndeshjen koreaneve
LONDER - Trukimet ekzistojnë edhe në Lojërat Olimpike. Ndeshja e badmintonit mes Kinës dhe Koresë së Jugut, për femra, nuk është kapërdirë dot nga organizatorët e Olimpiadës, që kanë akuzuar skuadrën kineze se “ka thyer shportin olimpik dhe moralin sportiv”, duke humbur me dashje ndaj ekipit kundërshtar.
Nën akuzë ka përfunduar ndeshja çift mes femrave kineze Yu Yang e Uang Xiaoli dhe koreno-jugoreve Jung Kyung e Kim Ha Na. Kinezet, që ishin të kualifikuara, pësuan një humbje ndaj kundërshtarit më pak të kuotuar, në një ndeshje që nuk pati shkëmbime më të gjata se 4 goditje.
Në këtë mënyrë, çifti kinez eliminoi përballjen me bashkëpatriotet Tian Qing e Zhoao Yunley në turin tjetër. Publiku nuk u pajtua dhe lojtaret e lanë fushën mes fishkëllimave.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)