E Diel, 1 Nëntor 2026

Paro Laçi dhe Albert Xhani shtrëngojnë duart, shkrihet në një Partizani

Paro Laci dhe Albert Xhani shtrëngojnë duart,

shkrihet në një Partizani Më në fund tek Partizani ka ardhur pajtimi

I pranishëm sekretari I FSHF-së Eduart Prodani

Ka marrë fund antagonizmi mes dy aksionarëve të Partizanit, pasi të mërkurën në drekë është bërë i mundur ulja dhe bashkimi i Albert Xhanit dhe Paro Laçit, që kishin krijuar ekipe paralele. Falë ndërmjetësimit të sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Eduard Prodani dje aksionarët e kuq janë ulur bashkë ku kanë finalizuar marrë veshjen e bashkëpunimit dhe tani e tutje do te ketë vetëm një Partizan. Nga kjo marrë veshje është arritur që administrimin do ta marrë Paro Laçi ndërsa Albert Xhani do të ketë postin e presidentit. Pritet që duke nisur nga enjte dy ekipet do të shkrihen në një ku do të bëhet një seleksionim i tyre dhe në fund do të përcaktohet grupi për sezonin e ri.

Te merkuren  pasdite në ambjentet e kompleksit sportive të kombëtares ka ndodhur mrekullia. Dy ekipet e Partizanit janë bashkuar në një ekip të vetëm. Dy administratorët e ekipeve kanë shtrënguar duart dhe shpresohet tek Partizan i fortë dhe që mund të rikthehet në superligë. Në kohën që po zhvillohej ndeshja Partizani i Paro Laçit me të rinjtë e Tiranës së Agustin Kolës, ka ardhur edhe e kipi tjetër iPartizanit i Albert Xhanit, ku ka ndodhur dhe kjo mrekulli që pritej me mjaft interesim nga tifozeria e zjarrtë e ekipit të kuq.

Partizani  shpartallon të rinjtë e Tiranës 5-2

Partizani Tirana U-19 5-2 Partizani: Myrta, Alcani, Leonardo, Xaka, Lini, Duqi, Gjeçi, Gjoka, Sulçe, Albi Dajti dhe Redon Hifi. Trajner: Niko Çoçlli.
Golat: 10` 41` 67` Gjoka, 74` Limani, 83` Rrapo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›