E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështojnë Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami

Skuadra e Liverpoolit nuk ka mundur ta marrë veten pas fitores së xhiros së kaluar kundër Boltonit, pasi sërish ka pësuar me rezultat 3-1 nga Blackburn Rovers.

Martin Olsson (31’) dhe Benjani (38’) shënuan në gjysmën e parë për ta mbyllur me rezultat 2-0. Ndërsa me golin e dytë personal në gjysmën e dytë (57’), Benjani ngriti rezultatin në 3-0 për vendasit dhe vulosi takimin.

Mysafirët nuk ishin të fuqishëm për të ndryshuar asgjë në këtë ndeshje, por shënuan golin e nderit në minutën e 81-të përmes Steven Gerrard. Edhe kjo ndeshje ishte thjeshtë një vazhdim i performancave të dobëta të Të kuqve këtë sezon.

Nga ana tjetër, Tottenhami është mposhtur me rezultat 2-1 si mysafir i Evertonit, megjithatë ka mbajtur pozitën e katërt në tabelë me një pikë më shumë se Chelsea, që po ashtu u mposht me rezultat minimal në shtëpi të Wolverhamptonit.

Njeriu tragjik në këtë ndeshje ishte Jose Bosingwa, i cili realizoi autogol (5’) për t’ua dhuruar ujqërve tre pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›