E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon shumë para

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:30

Ronaldinho e ka humbur durimin. Futbollisti brazilian dëshiron që sa më shpejt të transferohet në Gremio. Mirëpo, problemi kryesor qëndron tek kërkesa e lartë e Milanit, i cili ka kontratë me futbollistin edhe gjashtë muaj.

“Nëse do të varej nga unë, do të isha tashmë lojtar i Gremios. Nuk jam një objekt që vendoset në shitje. Problemi nuk është oferta e Gremios, por shifra e kërkuar nga Milani, të cilës nuk i është afruar asnjë klub”, tha 30 vjeçari për televizionin GloboTv.

Rossonerët kërkojnë 8 milionë euro për mesfushorin brazilian, të cilin e kërkojnë edhe Flamengo, Palmeiras, Corinthians e Blackburn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›