Ben Arfa, përfundimisht në Newcastle

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 17:18
Përfaqësuesi francez, Hatem Ben Arfa ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë (deri në qershor të vitit 2015) me Newcastle, tek i cili ishte huazuar gjatë verës së vitit të kaluar nga Olympique Marseille.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez, përmes uebfaqes së vetë zyrtare. 23 vjeçari aktualisht po e vazhdon rikuperimin, pas thyerjes së këmbës, në tetor. Ai kishte filluar eksperiencën angleze vetëm një muaj më parë.