E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agger kërcënon me largim

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 17:20

Qendër mbrojtësi danez, Daniel Agger kërcënon me largim, nëse nuk luan rregullisht në Liverpool.

26 vjeçari dëshiron ta kuptojë nëse do ta ketë një të ardhme titullari në Anfield Road apo jo.

“Nëse nuk do të luaja rregullisht në Liverpool, do të isha i gatshëm t’i konsideroj opsionet tjera. Jam rikthyer nga lëndimi pas tre muajsh dhe është normale që tash nuk kërkoj shumë, por kur ta rikthej formën, pres të jem në fushë nga minuta e parë. Në të kundërtën, nëse nuk do të jetë kështu, nuk shoh motiv për të qëndruar këtu”, thotë Agger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›