Dështojnë bisedimet SHBA-Pakistan, negociatat në qorrsokak
Negociatat në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit në rihapjen e rrugëve furnizuese me Afganistanin kanë hyrë në qorrsokak.
Zëdhënësi i Pentagonit Xhorxh Llitël tha se Uashingtoni e ka kthyer ekipin e tij në shtëpi.
Me tej ai shtoi se do të jenë të përgatitur për t`u kthyer nëse se ka sinjale për ndryshimin e rrethanave.
Ai tha se një zyrtar i lartë i Pentagonit, Peter Lavoj, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Pakistanit gjatë kësaj fundjave, por nuk është lejuar që ta takojë gjeneralin Ashfak Parvez Kajanin, shefin e ushtrisë pakistaneze.
Rrugët janë mbyllur në nëntorin e kaluar nga Pakistani, si hakmarrje për një sulm ajror amerikan që la të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
Kalimi kufitar ka qenë rrugë e rëndësishme për dërgimin e materialit luftarak të SHBA-së në Afganistan.