E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia 45 ditë paraburgim 4 të dërguarve të Gjy. Ndër. Penale

Autoritetet libiane raportojnë se kanë dënuar me 45 ditë paraburgim katër të dërguarit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Të dërguarit e Gjykatës u ndaluan pas vizitës që i bënë djalit të burgosur të Muamer Gadafit, Saif al-Islamit, në qytetin malor perëndimor të Zintanit.

Avokatët libianë dhe forcat e sigurisë thanë se ekipi u arrestua pasi një nga avokatët, Melinda Tejlor, u zu me dokumente që konsideroheshin si të dyshimta për Saif al-Islamin.

Ndërkohë, një konvoj diplomatik britanik u sulmua në Bengazi të hënën, në incidentin e fundit të një valë sulmesh mbi caqet e huaja. Për sulmin fajësohen militantët islamikë.

Personeli britanik i sulmuar, thuhet se nuk ka pësuar lëndime.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›