Përdhoset memoriali i Holokaustit, grafite pro Hitlerit
Zyrtarët në Izrael thonë se hebrenjtë radikalë ultra-ortodoksë janë duke u hetuar për përdhosjen e memorialit të Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem me grafite anti-sioniste.
Drejtuesi I Yad Vashe, ka thënë për mediat izraelite se grafitet janë bërë në 10 vende në kompleksin memorial, përfshirë edhe sllogani: “Hitler, faleminderit për Holokaustin”.
Një tjetër sllogan denoncon Izraelin, duke thënë ekzistenca e këtij vendit i rrezikon më shumë hebrenjtë.
Zyrtarët thonë se kanë prova se hebrenjtë radikalë ultra-ortodoksë janë përgjegjës. Mediat raportojnë se shumë hebrenj ultra-ortodoksë janë anti-sionistë, sepse ata mendojnë se një shtet hebre, sic është Izraeli nuk do të duhej të themelohej para ardhjes së Mesisë.
Yad Vashem është memoriali më i madh në botë, i ndërtuar për të kujtuar gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaustin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.